mar32016
Kanceri i prostatës në gradë të ulët: strategjia më e mirë është mbikëqyrja aktive
"Nga rreth 24.000 kanadezët e diagnostikuar me tumor në prostatë çdo vit, afërsisht gjysma e tyre kanë një formë Ca me rritje të lehtë që sjell pak risqe për shëndetin", pohon Rodney Beau, kirurg në Universitetin e Otavas në Kanada dhe bashkautor i një studimi që tregon se meshkujt me këto tumore me rritje të lehtë duhet të shmangin trajtimet e panevojshme dhe madje të dëmshme, për të ndihmuar kështu mbikëqyrjen aktive - një strategji monitorimi në kohë që parashikon trajtimin vetëm në rastin e progresionit të sëmundjes.
Autorët e artikullit të publikuar në "Canadian Medical Association Journal", kanë shqyrtuar të dhënat klinike të 477 meshkujve me karcinomë të prostatës në gradë të ulët, të cilët ishin ndjekur në spitalin e Otavas mes viteve 2008 - 2013, duke zbuluar se numri i personave në mbikëqyrje aktive ishte rritur nga 32% në 68% në periudhën e caktuar për studim.
"Gjithashtu është e rëndësishme të theksohet se pas pesë vjetësh folloë-up, 60% e pacientëve që iu nënshtruan mbikëqyrjes aktive ishin ende pa marrë asnjë trajtim", vazhdon kirurgu, duke kujtuar se sipas të dhënave të fundit kanceri i prostatës mund të rritet shumë ngadalë dhe mundësisht shumë pacientë nuk do të trajtohen kurrë. "Të dhënat tona konfirmojnë atë që njihet tashmë. Një diagnozë me kancer të prostatës nuk do të thotë domosdoshmërisht përshkrimin e një trajtimi", vijon Breau duke shtuar: "Në terma të tjerë, është e mundur të ruajmë përfitimet e imazherisë duke reduktuar dëmet potenciale, pra trajtimin eksesiv të tumoreve me rritje të ngadaltë".
Por jo vetëm, rezultatet e studimit tregojnë se midis pacientëve qe kanë marrë një terapi, ajo është përshkruar jo prej kërkesave të mjekut për shkak të ankthit të pacientit, por për konstatime objektive të një rritjeje në agresivitetin e tumorit. "Nëse vëzhgimet tona do të konfirmohen, uroj që mbikëqyrja aktive të bëhet standardi global për pacientët me kancer të prostatës në gradë të ulët", përfundojnë autorët.
Cmaj 2016. doi: 10.1503/cmaj.150832
http://www.cmaj.ca/content/early/2016/02/29/cmaj.150832