gus12024
Tumoret. Gjeneratat e reja gjithnjë e më të prekura.
Tumoret po vazhdojnë të shtohen edhe te gjeneratat më të reja, sipas një studimi të ri të 13 llojeve të kancerit, përfshirë tumoret e gjirit, ato pankreatike dhe gastrike. Përveç rasteve të reja edhe vdekshmëria rezulton në rritje, p.sh. për tumoret e mëlçisë (vetëm te gratë), të uterusit, të vezikës së tëmthit, të testikujve, si dhe për tumorin kolonorektal.
Studimi
Ky studim, i publikuar në revistën The Lancet Public Health, bazohet në të dhënat e 23.654.000 pacientëve të diagnostikuar me 34 lloje kanceresh dhe në të dhënat mbi vdekshmërinë (7.348.137 të vdekur për 25 lloje kanceresh) për individët në moshat 25-84-vjeçare për periudhën 1 janar 2000-31 dhjetor 2019, të nxjerra nga statistikat shëndetësore. Rezultoi se normat e incidencës janë rritur për çdo grup të njëpasnjëshëm të lindjes midis vitit 1920 për tetë nga 34 llojet e kancerit. Në veçanti, norma e incidencës ishte afro dy-tre herë më e lartë në grupin e lindjeve të vitit 1990, sesa në atë të vitit 1955 për tumoret e pankreasit, të veshkave dhe të zorrës së hollë, si për meshkujt, ashtu edhe për femrat.
Rezultatet
Këto rezultate i bashkohen provave në rritje të rrezikut për kancer në gjeneratat pas "baby boomers", duke shtuar rezultatet e mëparshme mbi kancerin kolonorektal me shfaqje të hershme dhe mbi disa tumore që lidheshin me obezitetin, duke përfshirë një gamë më të gjerë të llojeve të kancerit. Grupet e individëve të klasifikuar në bazë të vitit të lindjes, ndajnë kushte shoqërore, ekonomike, politike dhe klimaterike të veçanta, të cilat ndikojnë në ekspozimin e tyre ndaj faktorëve të rrezikut për kancer gjatë viteve kryesore të zhvillimit. Megjithatë, nuk ekziston ende një shpjegim i qartë se pse po shtohen këto norma.