Focus

mar202018

Sindroma turet. Stimulimi i thellë cerebral ka efekte të dobishme, por edhe shumë rreziqe

Te pacientët me sindromën turet, stimulimi i thellë cerebral (DBS) lidhet me një përmirësim domethënës të simptomave, ama mund të ketë shumë efekte të padëshirueshme anësore, që më së shumti, janë të rikthyeshme. Këtë e thonë rezultatet e një studimi të koordinuar nga Michael Okuni (Departamenti i Neurologjisë, Universiteti i Floridës).

DBS-ja për sindromën turet, që është prezantuar në vitin 1999, është një terapi kirurgjike që përdor një aparat të implantueshëm për të bërë stimulimin elektrik të strukturave cerebrale specifike", shkruajnë autorët, duke shpjeguar se për të pasuruar njohuritë tona mbi këtë argument, është ndërmarrë një studim ndërkombëtar shumëqendror i organizuar nga Shoqata Turet në Amerikë.

Artikulli i sapopublikuar në "JAMA Neurology" përshkruan rezultatet e marra nga një studim kohorte shumëkombësh me 185 pacientë të diagnostikuar me sindromën turet, që i janë nënshtruar një impianti DBS në periudhën janar 2012-dhjetor 2016, pranë 31 instituteve në 10 vende të botës.

"Subjekteve me simptoma rezistente ndaj terapisë mjekësore, u janë vënë elektrodat DBS në rajonin talamik qendërmesatar (57,1%), në lobin ballor të brendshëm (25,2%), në lobin posterior të brendshëm (5,3%) dhe në pjesën e përparme të kapsulës interne (2,5%)", saktësojnë kërkuesit.

Rezultatet në një vit flasin qartë: Rezultati i Yale Global Tic Severity Scale është përmirësuar nga 75,01 në 41,19; nënshkalla e tikeve motorike ka kaluar nga 21,00 në 12,97 dhe rezultati i tikeve të zërit është përmirësuar nga 16,82 në 9,63.

"Kjo ka ndodhur përballë një norme komplekse prej 35,4% eventesh të kundërta, me hemorragji intrakranike te 2 pacientë, infeksione te 4 pacientë dhe shpërthim të elektrodave në një rast", thotë autori, duke shtuar se efektet e kundërta më të zakonshme të shkaktuara nga DBS-ja, kanë qenë disartria (6,3%) dhe parestezitë (8,2%).
"Rezultatet e vitit të parë të këtij studimi bashkëpunues shumëkombësh përforcojnë idenë se DBS-ja mund të konsiderohet si një trajtim i mundshëm kirurgjik i sindromës turet për pacientët e zgjedhur", konfirmon Okuni, duke përfunduar: "Profesionistët që e trajtojnë sëmundjen, duhet të jenë të ndërgjegjshëm për numrin e madh të eventeve të kundërta të lidhura me stimulimin dhe se këto janë, më së shumti, të kthyeshme".

 

JAMA Neurol. doi:10.1001/jamaneurol.2017.4317
https://jamanetwork.com/journals/jamaneurology/fullarticle/2669923


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>