maj42018
Skizofrenia. Strategji të reja për menaxhimin e sëmundjes
Ndërhyrja e hershme dhe me trajtime të integruara: kjo është strategjia e re për menaxhimin e skizofrenisë. Ekspertët në këtë sektor, që u takuan së fundi në Romë, vlerësuan skenarin aktual me rastin Kongresit e 22-të Kombëtar të Shoqërisë SOPSI-it (Shoqata Italiane e Psikopatologjisë).
Dëmtimi konjitiv, motorik dhe social janë faktorët kryesorë të rrezikut për këtë patologji komplekse, që mund të përbëjë ndoshta një bashkësi sëmundjesh dhe që godet rreth 1% të popullsisë, duke e dëmtuar jetën e tyre që në fazat e hershme të sëmundjes. Shpesh, ajo paraprihet nga simptomat e ankthit e të depresionit dhe pikërisht identifikimi i simptomave të hershme dhe veprimi në kohën e duhur mund të jetë një nga sfidat kryesore në menaxhimin e tij. Një ndërhyrje e hershme bën të mundur ruajtjen e pjesës më të madhe të neuroplasticitetit, krijon më pak neurotoksicitet dhe e fundit, por jo për nga rëndësia, bën të mundur një stigmatizim më të ulët të personave.
Nga të dhënat që dalin nga studimi Optimise, që sapo ka përfunduar dhe që është prezantuar në kongres, del se "56% e pacientëve me një episod të parë psikoze, mund të arrijnë remisionin simptomatik në një muaj dhe 63% në 10 javë", shpjegon Silvana Galderisi, profesoreshë e Psikiatrisë në Universitetin e Napolit. Tashmë, sipas të dhënave të literaturës, 13,5% e pacientëve përballen me kriteret e rigjenerimit.
Mjetet e disponueshme janë të shumta dhe japin mundësi për një strategji terapeutike të personalizuar, të lehtësuar nga fakti që barnat antipsikotike përfaqësojnë një klasë heterogjene të molekulave me veçori specifike, për shkak të profileve të receptorëve dhe aftësisë së tyre për të moduluar mekanizmat e brendshëm. Ata të brezit të parë, antagonistët e receptorit dopaminë D2, tani janë bashkuar me brezin e dytë, antagonistë multireceptorë, të tillë si lurasidoni i ri. Duhet patur parasysh se trajtimet e brezit të dytë kanë një normë më të lartë përgjigjeje dhe remisioni krahasuar me ato të brezit të parë (studimi EFEST).
Lurasidoni, në veçanti, që është vënë në dispozicion së fundi për të rriturit, vepron jo vetëm mbi bllokimin e receptorëve D2 të dopaminës, por edhe mbi receptorët e tjerë (bllokon 5HT2a dhe 5-HT7 dhe stimulon 5HT1a). Këta mekanizma mund të konvergjojnë në një itinerar të nëndheshëm që promovon plasticitetin dhe përmirëson kapacitetet funksionale. Studime të ndryshme tregojnë efikasitetin në terma afatshkurtër, por edhe karakteristika për të mbajtur efektin e tyre në kohë.
Për më tepër, ndryshe nga antipsikotikët e tjerë, ajo ka përparësinë e një prirjeje të ulët ndaj ndryshimeve të pafavorshme në peshë, lipide, prolaktinë dhe në masat e kontrollit glicemik.