pri52024
Shkaqet kryesore të vdekjeve në BE
Gjatë vitit 2021, në BE u regjistruan gjithsej 5.3 milionë vdekje, shkaqet kryesore të së cilave ishin sëmundjet e qarkullimit të gjakut, kanceri dhe Covid-19, të cilat së bashku shkaktuan më shumë se 3.4 milionë vdekje, nga të cilat 706,000 janë raportuar vetëm në Itali.
Sëmundjet e qarkullimit të gjakut përbënin shkakun më të zakonshëm të vdekjeve, me shifra që arrinin 1.71 milionë në vitin 2021 (32%). Kanceri mbante vendin e dytë, me 1.14 milionë raste (22%), i pasuar nga COVID-19, i cili shkaktoi 0.57 milionë vdekje (11%), me një normë të standardizuar të vdekshmërisë prej 115.5 vdekjesh për 100,000 njerëz. Së bashku, këto tre sëmundje përbënin 65% të të gjitha shkaqeve të vdekjeve në vitin 2021.
Disa shkaktarë të tjerë ishin sëmundjet respiratore (0.32 milionë; 6%), shkaqet e jashtme të sëmundjeve bashkëshoqëruese dhe të vdekshmërisë (0.23 milionë; 4%), sëmundjet e sistemit tretës (0.21 milionë; 4%), çrregullimet mendore dhe të sjelljes (0.19 milionë; 4%) dhe sëmundjet endokrine, nutricionale dhe metabolike (0.17 milionë; 3%)
Ndër rajonet e BE-së, tre rajonet me normën më të lartë të standardizuar të vdekshmërisë nga Covid-19 ndodhen të gjitha në Bullgari: Yugizapaden (390.68), Severen Tsentralen (387.33) dhe Severoiztochen (366.75). Ndërsa ato me normë më të ulët janë Pohjois-ja Itä-Suomi (8,86) dhe Länsi-Suomi (10,07) në Finlandë dhe Syddanmark (12,89) në Danimarkë.
Italia kishte një normë mesatare të vdekshmërisë nga Covid-19 prej 81,85 vdekjesh për 100,000 banorë, ku Friuli Venecia Xhulia ishte rajoni me shkallën më të ulët të vdekshmërisë (131,55 për 100,000 banorë) dhe Sardenja, e cila regjistroi shifrën më të ulët (44,23 të vdekur nga Covid-19 për 100.000 banorë).