Mjekësi e përgjithshme

maj272024

Covid-19. OBSH: 13 milionë të vdekur në 2 vjet. Urgjente, një marrëveshje për pandeminë

Në vetëm 2 vjet, pandemia Covid-19 ka fshirë një dekadë përparimi në jetëgjatësinë e popullsisë së planetit, sipas të dhënave nga raporti World Health Statistics 2024 i OBSH-së: "Në vitet 2019-2021 jetëgjatësia në botë u reduktua me 1.8 vjet, duke shkuar në 71.4 vjeç, ose në nivelin e vitit 2012. Jetëgjatësia e shëndetit të mirë u reduktua me 1.5 vjet, duke shkuar në 61.9 vjeç, përsëri në nivelin e vitit 2012".

Pandemia Sars-CoV-2 "ka përmbysur trendin e rritjes së vazhdueshme të jetëgjatësisë në lindje dhe të jetëgjatësisë së shëndetit të mirë", vëren OBSH. Një efekt që u përmbys edhe më seriozisht në 2 nga 6 rajonet në të cilat agjencia e Gjenevës ndan hartën e botës: "Amerika dhe Azia Juglindore ishin më të prekurat, me një rënie të jetëgjatësisë prej rreth 3 vjetësh në vitet 2019-2021 dhe një reduktim të jetëgjatësisë së shëndetit të mirë me 2.5 vjet". Nga ana tjetër, rajoni i Paqësorit Perëndimor, u prek në masë të vogël gjatë dy viteve të para të pandemisë, me humbje të vogla pre 0.1 vjetësh në jetëgjatësi dhe 0.2 vjet në jetëgjatësinë e shëndetit të mirë".

Covid-19 ka pushtuar botën, duke u kthyer menjëherë në një ndër shkaktarët e parë të vdekjeve në botë. Infektimi me Sars-CoV-2 është klasifikuar si shkaktari i tretë i vdekjeve në vitin 2020 dhe i dyti në vitin 2021. Gjatë kësaj periudhe, kanë humbur jetën afro 13 milionë vetë, sipas të dhënave nga raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Vlerësimet më të fundit tregojnë se, me përjashtim të rajoneve të Afrikës dhe Paqësorit Perëndimor, Covid-19 ishte ndër 5 shkaqet e para të vdekjeve, duke u kthyer në shkakun kryesor të vdekjes në kontinentin amerikan gjatë viteve 2020-2021. Aktualisht, po vërehen përparime të rëndësishme në shëndetin botëror, me miliarda vetë që kanë një shëndet më të mirë, qasje më të mirë ndaj shërbimeve dhe mbrojtje më të mirë nga urgjencat shëndetësore. Megjithatë, duhet të merret parasysh se ky përparim mund të jetë shumë i dobët. Ja, përse Marrëveshja e re për pandeminë është kaq e rëndësishme, jo vetëm për përforcimin e sigurisë shëndetësore në botë, por edhe për mbrojtjen afatgjatë të investimeve në shëndetësi dhe nxitjen e barazisë ndërmjet shteteve dhe brenda tyre.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>