maj72018
Humbja e dëgjimit. Aparatet pakësojnë shtrimet në spital, por shtojnë shpenzimet personale
Sipas një studimi të publikuar në "JAMA Otolaryngology - Head & Neck Surgery", të moshuarit me humbje të dëgjimit, që përdorin aparate akustike, ka më pak mundësi të shtrohen në spital ose të paraqiten në urgjencë dhe kanë kosto të përgjithshme të sigurimeve mjekësore më të ulëta, ndonëse janë të detyruar të shpenzojnë më shumë nga xhepi, për asistencën e tyre shëndetësore.
"Humbja e dëgjimit është e lidhur me një përkeqësim të shëndetit dhe me pengesa në komunikim. Aparatet akustike, ndonëse janë të nevojshme në përballimin e disa problemeve të humbjes së dëgjimit, nuk mbulohen nga sigurimi shëndetësor. Për këtë arsye, jemi përpjekur të përcaktojmë nëse përdorimi i aparateve akustike ka ndonjë lidhje me përdorimin e asistencës shëndetësore te të moshuarit", shpjegon Elham Mahmoudi (Universiteti i Miçiganit në Ann Arbor), autore kryesore e studimit.
Kërkuesit kanë vlerësuar përdorimin e aparateve akustike te 1336 të rritur 65 ose më shumë vjeç, që vuanin nga humbja e dëgjimit. Analiza ka treguar se ata që nuk kishin aparat akustik (734 vetë) kishin arsim më të ulët, të ardhura më të ulëta dhe përgjithësisht, vinin nga shtresa të popullsisë në minorancë. Kush përdorte aparat, kishte shpenzime shëndetësore vjetore më të larta se 1125 dollarë dhe shpenzime xhepi 325 dollarë më të larta, por shpenzime më të ulëta (prej 71 dollarësh), sa i përket sigurimit shëndetësor.
Në popullsinë me aparat është vënë re gjithashtu një mundësi e reduktuar prej 2% për çfarëdolloj vizite në urgjencë, por 4% më shumë mundësi për vizita ambulatore dhe 5% më pak në numrin e netëve të shtrimit në spital që nuk kanë qenë të lidhura me urgjencën.
"Këto informacione mund të kenë ndërlikime për sistemin e sigurimit shëndetësor, për sa ka të bëjë me mbulimin me aparate akustike, për pacientët me humbje të dëgjimit", përfundojnë autorët. "Ndonëse aparatet akustike, aktualisht nuk mbulohen nga pjesa më e madhe e sigurimeve në botë, njerëzit mund të marrin në konsideratë edhe alternativa të tjera për të përmirësuar aftësinë e tyre për ruajtje të kontaktit me të tjerët", thotë në një editorial shoqërues, Margaret Wallhagen (Universiteti i Kalifornisë, San Francisco).
JAMA Otolaryngol Head Neck Surg 2018. doi: 10.1001/jamaoto.2018.0273
https://jamanetwork.com/journals/jamaotolaryngology/fullarticle/2678187
JAMA Otolaryngol Head Neck Surg 2018. doi: 10.1001/jamaoto.2018.0274
https://jamanetwork.com/journals/jamaotolaryngology/article-abstract/2678182?redirect=true