dhj132018
Ndotja e ajrit, faktor rreziku për fillimin e artritit reumatoid
Grimcat atmosferike të emetuara nga motorët e naftës Euro 4 dhe Euro 5 mund të përbëjnë një faktor rreziku për artritin reumatoid, sipas një studimi italian të botuar në "Cell Death&Disease".
"Në bazë të vëzhgimit tonë, supozojmë se ndotja atmosferike mund të luajë një rol jo sekondar, në subjekte të predispozuara dhe përmes mekanizmave komplekse, në patogjenezën e disa sëmundjeve imuno-mediate, siç është artriti reumatoid", thotë Guido Valesini, Departamenti i Mjekësisë së Brendshme dhe Specializimeve Mjekësore në La Sapienza të Romës, autori kryesor i studimit.
Kemi tashmë në dorë dëshmi të ndikimit të faktorëve të ndryshëm të mjedisit në zhvillimin e sëmundjeve autoimune, por studimet që vlerësojnë lidhjen e mundshme të sëmundjeve reumatike autoimune sistemike, me mikroambientin dhe nanopjesëzat mjedisore janë shumë të pakta dhe rezultatet, kontradiktore.
Për këtë arsye, studiuesit kanë dashur të vlerësojnë rolin e grimcave që vijnë nga shkarkimi i motorit të naftës në modifikimin e aktivitetit biologjik të qelizave epiteliale bronkiale (NHBE). Për këtë qëllim, qelizat e NHBE-së u ekspozuan in vitro ndaj grimcave, që janë kampionuar në krye të sistemeve tipike pas trajtimit të emetimit.
Analiza tregoi se këto grimca kanë qenë në gjendje të ndikojnë dukshëm gjallërinë e qelizave, duke shkaktuar autofagi, apoptozë dhe nekrozë, për të stimuluar lirimin e citokinës pro-inflamatore IL-18 dhe për të nxitur citrulinimin e proteinave dhe veprimin e peptidil arginin deiminazës në qelizat NHBE.
Autorët theksojnë se tashmë është provuar se pikërisht rritja e niveleve të citrulinimit lidhet me një rrezik të shtuar për shfaqje të artritit reumatoid, duke qenë se testet që nxjerrin në pah antitrupat e drejtpërdrejtë kundër proteinave të citrulinizuara (ACPA) janë përdorur si teste për të diagnostikuar këtë patologji.
"Deri më tani, konsiderohej tymi i duhanit faktori kryesor i njohur mjedisor, i aftë për të nxitur citrulinimin, por rezultatet e këtij studimi hapin rrugën për njohuri të reja", përfundojmë studiuesit.
Cell Death Dis. 2018. doi: 10.1038/s41419-018-1111-y
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30341285