Mjekësi e përgjithshme

qer282024

Sëmundjet infektive. SIR: ka shumë pacientë të pavaksinuar. Rreziku për infeksione

Ka akoma shumë pacientë reumatologë të pavaksinuar kundër Herpes Zoster, Covid-19, gripit, HPV dhe pneumokokut, sipas Shoqatës Italiane të Reumatologjisë (SIR), e cila thekson nevojën për imunizimin e individëve të prekur nga sëmundjet reumatologjike autoimune, si artriti reumatoid, lupusi eritematoz sistemik, vaskuliti dhe sëmundjet autoinflamatore. Bëhet fjalë për sëmundje që po përhapen akoma më shumë, të cilat janë shpesh kronike, dhe prekin më shumë individët në moshë për të punuar dhe me fëmijë të vegjël, duke ndikuar rëndë në cilësinë e jetës dhe në kostot direkte dhe indirekte që bien mbi kolektivin. Me qëllim promovimin në nivel kombëtar të rëndësisë së vaksinimeve dhe ofrimin e rekomandimeve të standardizuara për praktikën klinike, SIR lëshoi rekomandime për pacientët e prekur nga sëmundje reumatologjike.

Sëmundjet reumatologjike janë një grup heterogjen, në të cilin përfshihen afro 200 patologji që prekin çdo grupmoshë. Për këta pacientë, rreziku për infektim është më i lartë se në popullsinë e përgjithshme, për shkak të imunodepresionit të shkaktuar nga disa prej këtyre patologjive, si dhe për shkak të efekteve të trajtimeve.

Shpesh, nënvlerësohen rreziqet e lidhura me sëmundjet e parandalueshme me vaksinë. Në ditët e sotme, ekziston akoma një farë mosbesimi i pajustifikuar kundrejt vaksinave, i cili duhet të luftohet nëpërmjet informimit të duhur. Udhëzimet mbi vaksinimet e pacientëve reumatologjikë përmbajnë informacione të dobishme mbi gripin sezonal, pneumokokun, Papilloma virusin njerëzor, Haemophilus influenzae B, hepatitin A, hepatitin B, poliomielitin inaktiv, meningokokun B, meningokokun Acwy të konjuguar, tetanozin, difterinë dhe Pertusis (kollën e mirë), tifon, Zoster dhe praktikat e mira për Covid-19. Pra, bëhet fjalë për infeksionet më të shpeshta, nga të cilat duhet të mbrohen pacientët me imunitet të dobët.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>