Focus

tet252019

Boshti mikrobiotë-intestin-tru, ekziston. E konfirmojnë teknikat e neuroimazherisë

Sipas një studimi të ri, të publikuar në "Frontiers in Neurology", ka prova të reja që tregojnë se mikrobiota intestinale është dukshëm e lidhur me mikrostrukturën, aktivitetin intrinsek dhe përçueshmërinë funksionale të trurit, përveçse me funksionin konjitiv dhe me humorin. "Ndërveprimet dydrejtimëshe mes trurit dhe intestinit dhe lidhjet e tyre me një të tretën e aksit, mikrobiotën intestinale, kanë tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendje gjatë viteve të fundit", thotë autori kryesor, Ping Liu (Universiteti Zhejiang, në Kinë).

Në fakt, është sugjeruar se një alterim apo një disbiozë e mikrobiotës intestinale është e lidhur me patogjenezen e patofiziologjinë e sëmundjeve intestinale dhe të çrregullimeve neurologjike e kushteve psikiatrike, siç është ankthi, depresioni, çrregullimi i spektrit autik, skleroza e shumëfishtë, apo sëmundja e Parkinsonit. Rrugët e sinjalizimeve nervore të lidhura me imunitetin, ato endokrine dhe metabolike, janë ndër mekanizmat që duket se qëndrojnë në bazë të ndërveprimeve në boshtin mikrobiotë-intestin-tru (MGBA).

Por, në të njëjtën kohë, provat klinike mbeten të kufizuara. Falë metodave të reja të neuroimazherisë, ka patur një shtim të kuptueshmërisë së strukturës, funksionit dhe aspekteve molekulare të trurit, që ka sjellë një eksplorim in vivo të lidhjeve me gjendjet e mikrobiotës intestinale dhe kështu, një kuptueshmëri më të mirë të MGBA-së. Në studim, Liu dhe kolegët e tij kanë paraqitur teknika të ndryshme neuroimazhi, të përdorura nga kërkimet e publikuara mbi lidhjen mes mikrobiotës intestinale dhe trurit, të tilla si rezonanca magnetike strukturale dhe funksionale (siç është ajo që shfrytëzon efektin BOLD, apo efektin e varur nga niveli i oksigjenit në gjak) apo spektroskopia me rezonancë magnetike.
Më tej, janë diskutuar rezultatet e arritura te njerëzit e shëndetshëm dhe te pacientët, përfshi të dhënat e efektit që ka marrja e probiotikëve mbi sjelljen, funksionin cerebral, çrregullimet psikiatrike dhe neurologjike, ashtu si dhe mbi vetë përbërjen mikrobike intestinale. Në tërësi, studimet e analizuara tregojnë ekzistencën e një lidhjeje të mikrobiotës intestinale me trurin (mikrostruktura, aktivitete instrinseke dhe përçueshmëri funksionale), ashtu si dhe me funksionin konjitiv dhe me humorin.

Autorët, gjithsesi, nënvizojnë disa kufizime të kërkimit, siç është numri i vogël i subjekteve të përfshira apo mungesa e një vlerësimi të dietës, barnave apo ushtrimeve fizike dhe tregojnë nevojën për të kryer studime të tjera.


Front Neurol. 2019 Aug 13;10:883. doi: 10.3389/fneur.2019.00883.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31456743


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>