Focus

dhj92019

Aftësitë konjitive në moshë të madhe. Gjenden parashikuesit e pritshmërive të kujtesës

Aftësitë konjitive në fëmijëri mund të parashikojnë ato që do të kemi në moshën 70-vjeçare. E megjithatë, kushtet socio-ekonomike rreth të 50-tave dhe niveli i arsimimit shfaqen si parashikues të pritshmërive të kujtesës dhe aftësive konjitive në moshë të madhe. Kjo është vënë re në një studim të publikuar në "Neurology".

"Gjetja e këtyre parashikuesve është e rëndësishme për të kuptuar se çfarë ndikon në pritshmëritë konjitive të një individi në moshë të madhe. Kështu, mund të përcaktojmë se cilat aspekte mund të jetë të modifikueshme, si sa u përket ndryshimeve në udhëzime, ashtu edhe në stilin e jetës, siç janë ushtrimet, dieta apo gjumi, që nga ana e tyre mund të ngadalësojnë zhvillimin e rënies konjitive", ka konfirmuar autori kryesor Jonathan Schott (Kolegji Universitar në Londër).

Kërkuesit kanë përfshirë 502 individë të lindur në të njëjtën javë në vitin 1946 në Britaninë e Madhe, që kishin bërë një vlerësim konjitiv në moshën 8-vjeçare. Në moshën 69 dhe 71 vjeçare, pjesëmarrësit iu janë nënshtruar sërish testeve të vlerësimit të aftësive të ndryshme, si kujtesa, vëmendja, orientimi dhe gjuha, së bashku me PET, për të identifikuar praninë e pllakave të beta-amiloideve dhe rezonancën magnetike cerebrale. Rezultatet tregojnë një lidhje mes aftësive konjitive të fëmijërisë dhe rezultatit të arritur nga testet e zhvilluara më shumë se 60 vjet më vonë, përfshi Preclinical Alzheimer Cognitive Composite. Më tej, është vënë re një efekt i pavarur nga arsimimi dhe, ndonëse i vogël, ai i pozicionit socio-ekonomik (të përcaktuar nga punësimi në subjektet 53-vjeçare). Gjithashtu, individët te të cilët janë zbuluar pllaka të beta-amiloides, kanë patur një rezultat më të ulët në çdo lloj njësie matëse konjitive.

Në të njëjtën kohë, prania e këtyre pllakave ose vëllimet e hiperintensitetit të lëndës së bardhë nuk lidheshin me karakteristikat e subjekteve, të tilla si: gjinia, aftësitë konjitive në fëmijëri, arsimi dhe statusi socio-ekonomik. Siç shpjegohet nga Schott, studimi tregon se si ndryshime të vogla në mendime dhe memorie, të lidhura me pllakat amiloide mund të zbulohen te të moshuarit edhe në një moshë në të cilën prevalenca e demencës është shumë e ulët. Ka të ngjarë që të kalojnë edhe shumë vite të tjera përpara shfaqjes së simptomave.

"Ndjekja e vazhdueshme e këtyre individëve dhe studimet e mëtejshme janë të nevojshme për të përcaktuar se si do t'i përdorim më mirë këto rezultate për të parashikuar më me kujdes mënyrën në të cilën do të ndryshojnë mendimi dhe kujtesa e një njeriu ndërkohë që ai plaket", ka përfunduar ai.


Neurology. 2019 Oct 30. pii: 10.1212/WNL.0000000000008534. doi:
10.1212/WNL.0000000000008534.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31666352


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>