Focus

shk252020

Kundërvajtjet. Psikiatrët i japin makinës më shpejt nga gjithë mjekët. Ja, studimi

Sipas një studimi të publikuar në "British Medical Journal", mjekët specialistë në psikiatri kanë më shumë mundësi të gjobiten për teprim me shpejtësinë. Ndërkohë, mjekët që disponojnë më së shumti një makinë luksi, janë kardiologët. Specialiteti i mjekut, ama, nuk ndikonte në reagimin e policisë përballë një kundërvajtjeje rrugore.

"Sjelljet në drejtim të makinës, siç është: ecja me shpejtësi, pasja e një makine luksi apo përballja me një sjellje tolerante nga ana e policisë, kanë rezultuar të lidhura edhe me disa karakteristika personale që gjenden në popullsinë e përgjithshme, por asnjë studim nuk ka ekzaminuar sjelljet e mjekëve në drejtimin e makinës, ku mendohet se zgjedhja e specialitetit të punës mund të ndikohet nga vetë personaliteti", shpjegon André Zimerman (Shkolla Mjekësore e Harvardit, Boston), autor kryesor i studimit.

Për t'u thelluar në këtë çështje, studiuesit kanë ekzaminuar të dhënat publike të 5.372 mjekëve dhe 19.639 jo mjekëve, që kanë marrë një gjobë për teprim shpejtësie në Florida, në periudhën 2004-2017, duke vlerësuar shpejtësinë prej të paktën 20 miljesh mbi kufirin, llojin e makinës dhe trajtimin favorizues të policisë, ose duke deklaruar shpejtësi më të ulët, për të marrë një gjobë me vlerë më të vogël.
Mjekët kanë marrë një shumë të përgjithshme prej 14.560 gjobash për teprim shpejtësie, gjatë periudhës së studimit. Përqindja e drejtuesve e ka ngarë makinën me shpejtësi më të mëdha se 20 milje në orë dhe kjo ka rezultuar e njëjtë mes mjekëve dhe jo mjekëve (26,4% krahasuar me 26,8%) dhe në veçanti mes mjekëve, psikiatrët kanë patur më shumë mundësi për të marrë gjoba për teprim shpejtësie.
Vetëm 18,5% e gjobave u është dhënë grave, ndonëse ato përbëjnë një të tretën e mjekëve në SHBA. Pasja e një makine luksi ka rezultuar më e zakonshme mes kardiologëve (40,9%) dhe më pak e zakonshme mes specialistëve të mjekësisë së urgjencës, mjekëve bazë, pediatërve, specialistëve të kirurgjisë së përgjithshme dhe psikiatërve (20,6%). Sjellja tolerante nga ana e policisë nuk ka shfaqur dallime mes mjekëve dhe jo mjekëve.

Kërkuesit nënvizojnë se, duke qenë se bëhet fjalë për një studim vëzhgues, nuk është e mundur të përcaktohet një marrëdhënie shkakësore dhe se rezultatet mund të mos jenë të aplikueshme në zona me kultura të ndryshme mbi drejtimin e makinës apo me praktika të ndryshme policore.


BMJ 2019. Doi: 10.1136/bmj. L6354
https://doi.org/10.1136/bmj.l6354


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>