gus52014
Karcinoma ovariane, vlera e "kohës" për pacientët
Kur një grua diagnostikohet me karcinomë ovariane çfarën dryshimesh ka në jetën e saj? Si e përjeton ajo, si e sheh ajo trupin e saj,si është marrëdhënia e saj me anëtarët e familjes dhe mjekët, si përballet me sëmundjen? Dhe çfarë vlere, rëndësie, kuptimi ka koha? Përditshmëria, e nesërmja?
Pyetjeve të tilla iu përgjigj një kërkim i Doxa Pharma i realizuar më ACTO Onlus (Aleanca kundër tumoreve ovariane) me ndihmën e Roche. Një kërkim kompleks mbi një kampion të gjërë grash në të gjithë Italinë (197 gra) i cili përfshiu mjekë dhe specialistë. Një studim që shkon thellë në përvojën jetësore të pacienteve, për të njohur, për të kuptuar dhe matur rëndësinë e kohës.
Studimi shpjegon se vlera e kohës është e lidhur ngushtë me historinë dhe zhvillimin e sëmundjes. Ai e ndan kohën në tri faza të veçanta.
Schok-u. Është koha e diagnostikimit, zbulimi i sëmundjes. Një periudhë shkatërruese e cila shënon një shkëputje të thellë nga jeta normale.
Apnea. Është koha e reagimit pa bërë pyetje. Është koha e aksionit: ndërhyrjes,kimioterapisë. Ja si shprehet një paciente: "Është kancer i vezores. Në fillim nuk kisha kohë as për të menduar, realizuar, reflektuar sepse ishte diçka që duhej bërë menjëherë, brenda një jave unë u operova". Kjo është edhe koha e të kuptuarit. Një tjetër paciente thotë: "Gjatë trajtimit mjekësor ritmi ngadalësohet dhe je e detyruar të ndalesh. Në këtë periudhë qetësimi nis përballjen me diagnozën dhe gjendjen "e re" të sëmundjes".
Qendërzimi i kohës. Është momenti që nis kërkimin e normalitetit të humbur. Çdo gjë u bë: ndërhyrja kirurgjikale, kimioterapia. Tani të presim! Do shfaqet përsëri sëmundja? Do ketë recidiva? Është e mundur të ndërtosh një të ardhme të re?
Studimi tregon se pacientet e intervistuara jetojnë me një kujdes dhe ankth të madh fazën e tretë, a do të ketë një të ardhme për to? Është koha midis fundit të kimioterapisë dhe shfaqjes së ndonjë recidive. Sa më e gjatë koha e pritjes, aq më shumë vlerë merr ajo, aq më tepër besim fitojnë pacientët. Sa më të lirë të ndjehen pacientët nga sëmundja, aq më intensivisht jetojnë të sotmen dhe mendojnë për të ardhmen me më tepër qetësi.
Studimi vë në dukje rolin thelbësor të mjekut. Një mjek konsiderohet qëndror në marrëdhënien me pacientin, në të gjitha fazat e sëmundjes. Një profesionist i vlerësuar pozitivisht është aq i rëndësishëm për pacientin sa shpesh ai heq dorë nga vetë informimi rreth sëmundjes. Dhe në qoftë se ka një recidivë, pacientët të cilët kanë zgjedhur mjekun si pikë referimi, si shkencore dhe psikologjike, reagojnë më pak negativisht.
Ky kërkim nënvizoi dy aspekte: vlerën e kohës pas një operacioni dhe kimioterapie dhe rolin qëndror të mjekut. Dy aspekte të cilat janë thelbësore në përvojën e pacientit për të përballuar të ardhmen me më shumë qetësi.