jan192015
Infertiliteti: përdorimi i hormoneve nuk shfaq risk për tumore
Ka evidenca të pakta se përdorimi i hormoneve të përdorur për stimulimin ovarian në trajtimin e infertilitetit rrit rriskun afatgjatë për të bërë kancer gjiri apo kancer gjinekologjik ( Ca. uterusi, ovarial apo vaginal).
Kjo rezulton nga një studim i prezantuar në Monaco, Bavari ku sapo ka mbyllur punimet takimi vjetor i ESHRE
(European Society of Human Reproduction and Embryology). Analiza retrospektive, e prezantuar nga Humberto Scoccia i University of Illinois, Chicago (SHBA), përfshiu 12193 gra të trajtuara për infertilitet në periudhën 1965-1988 në pesë struktura amerikane. Follow-up vazhdoi deri në 2010, dhe mblodhi vlerësimet e bëra mbi pyetësorët dhe të dhënat e marra nga regjistrat e vdekjeve nga tumoret në SHBA. Barnat që rrisin nivelin e estradiolit dhe të progesteronit ( si klomifeni, gonadotropina korionike, hormoni folikulo-stimulues) janë lidhur me patogjenezën e kancerit në gra, por pavarësisht besueshmërisë biologjike rezultatet e kërkimeve janë mospërputhës dhe në çdo rast shumica e studimeve kanë numër të ulët mostrash dhe follow-up të shkurtër. Në 30 vite follow-up u identifikuan 749 raste me ca mame, 119 endometrial dhe 85 ovarial.
Përdorimi i klomifenit nuk rezultoi i lidhur me një rrisk më të lartë për ca. mame, përveç rasteve të grave të cilat i janë nënshtruar, 12 ose më shumë cikleve me barnat e përmendur dhe për këtë kohort nuk u vu re rritje e numrit të ca endometrial apo ovarial. Vetëm 10% e kohortës u trajtua me gonadotropina (HCG dhe FSH), shpesh të kombinuara me klomifen, dhe nuk është identifikuar ndonjë lidhje me rrezikun për kancer. Në përgjithësi, duke pasur parasysh fuqinë statistikore të të dhënave, Scoccia këto rezultate i përkufizon si "përgjithësisht siguri-dhënëse".