shk192015
Kontraceptivët hormonal, rrezik gliome nga përdorimi i tejzgjatur
Kontraceptivët hormonal të përdorura nga gratë në të gjithë botën përmbajnë hormone femërore që parandalojnë ovulacionin, por një studim i publikuar në Gazetën Britanike të Farmakologjisë Klinike (British Journal of Clinical Pharmacology) sugjeron që kjo metodë kaq e besueshme kundër lindjeve mund të fshehi një rrezik. " Në femrat që për më shumë se pesë vjet kanë përdorur pilula, ankerplaste ose metoda të tjera të kontraceptivëve hormonalë, shtojnë mundësitë për të zhvilluar një gliomë, tumor të rrallë në tru-, shpjegon David Gaist i Spitalit Universitar të Odenses në Danimarkë (Odense University Hospital in Denmarc), duke theksuar se sidoqoftë, rreziku absolut është shumë i ulët. Në një popullatë me femra në moshë riprodhuese duke përfshirë edhe ato që përdorin kontraceptivë hormonal, prevalenca vjetore e gliomës është afërsisht 5 raste në 100.000 persona sipas të dhënave të Rregjistrit Danez të tumorit. Gliomat janë tumore cerebrale malinje më të zakonshme në shtetet nordike, me një tregues më të ulët midis ferave ndaj meshkujve. " Fakt që ka sjellë sugjermin se hormonet seksuale femërore ose faktorët riporodhues kanë një efekt mbrojtës mbi zhvillimin e neoplazës cerebrale-, vazhdon më tej kërkuesi duke nënvijëzuar se studimet epidemologjike nuk sjellin asnjë bashkëveprim midis gliomës dhe kontraceptivëve, por që rrezultatet e tyre janë te kufizuara nga përfshirjet e grave në post-menopauzë dhe vetëm te pak kampioneve në moshë pjellore. Duke u bazuar te ky fakt kërkuesit vendosën që të verifikonin praninë e një lidhjeje të mundshme midis gliomës dhe grave në post-menopausë. Për këtë qëllim janë zgjedhur nga rregjistrat kombëtar administrativë mjekësor danezë, femrat midis moshës 15 dhe 49 vjec në të cilat është bërë diagnoza e gliomës midis vitit 2000 dhe 2009. " Në këtë mënyrë kemi identifikuar 317 raste të ballafaquara me 2.126 gra me moshë të njëjtë pa glioma-, vazhdon me tej Gaist. Rezultatet ishin një rrezik gliome gati i dyfishtë tek gratë që përdornin për një kohë të gjatë kontraceptivët hormonalë. " Në përfundim, përdorimi i tejzgjatur bashkangjitet me një rritje të gliomës dhe duke marrë parasysh përdorimin e gjerë të kontraceptivëve hormonal nevojiten studime të mëtejshme për të qartësuar shkaqet,- përfundon autori.
BJCP. 2014. doi: 10.1111/bcp.12535