Gjinekologji

pri242015

Gliburidet, antidiabetiku i përdorur në shtatzani vë në rrezik foshnjen

Sipas një studimi të publikuar tek "Jama Pediatrics" rezulton se në krahasim me përdorimin e insulinës, përdorimi gjatë shtatzanisë i gliburidit, një produkt farmaceutik shumë i përdorur për trajtimin e diabetit gjatë shtatzanisë, mund të shkaktojë shqetësime të ndryshme shëndetësore si ipoglicemi, makrosomi, probleme me frymëmarjen si dhe trauma nga lindja. Wendy Camelo Castillo e Universitetit të "Marlylan" në Baltimora e cila ka drejtuar një studim mbi përdorimin e gliburidit (e njohur ndryshe edhe si glibenklamid) shpjegon se: "Rastet e diabetit gjatë periudhës së shtatzanisë në SHBA janë dyfishuar në 20 vitet e fundit dhe duke marrë parasysh përdorimin gjithnjë e më të lartë të glibenklamidit, është i domosdoshëm një informacion më i gjerë mbi sigurinë dhe efektshmërinë e barnës-, duke marrë parasyh të dhënat e deritanishme të efekteve anësore nga terapia me gliburid. Camelo Castillo dhe kolegët e tij kanë analizuar të dhënat e një sigurimi privat të përhapur në SHBA në lidhje me efektet anësore neonatale të fëmijëve të lindur nga femra të cilat ishin diagnostikuar me diabet gjatë shtatzanisë dhe ishin trajtuar me glibenklamid ose insulinë midis viteve 2000 dhe 2011. "Në 110.879 raste me diabet gjatë shtatzanisë, 8.3% e grave shtatzëna me diabet janë trajtuar me sulfanilur ose me insulinë-, shpjegojnë autorët, duke vënë në dukje se përdorimi i gliburidit në këtë grup ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të rasteve duke kaluar nga 8.5% në 64,4% në vitin 2011. Përfundimet e analizave tregojnë se të lindurit nga nëna të cilat ishin në trajtim me antidiabetikun oral kanë shfaqur një rrezik më të lartë prej gati 41% për tu shtruar në terapi intensive, 63% për insufiçencë respiratore, 40% për ipoglicemi, 35% dëmtime nga lindja dhe 43% për macrosomi në krahasim me fëmijët e femrave të trajtuara me insulinë. "Rezultatet e studimit shtojnë shqetësimet në lidhje me përdorimin e gliburidit gjatë diabetit në shtatzani-, shkruan Richard Holt i Universitetit të "Southampton" në Britani. "Për shak të rëndësisë ky argument ka nevojë për studime të mëtejshme të drejtuara edhe për të caktuar se cilat gra shtatzëna diabetike kanë mundësi më të larta për të patur më shumë përfitime ose për të pësuar më pak dëme nga përdorimi i glibenklamidit-, përfundon Holt.  
JAMA Pediatr. 2015
JAMA Pediatr. 2015


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>