maj212015
Ovariektomia ul vdekshmërinë në kancerin e gjirit Brcal+
Në bazë të disa rezultateve të një studimi të publikuar te "JAMA Oncology" dhe i drejtuar nga Steven Narod i "Women's College Research Institute" në Toronto të Kanadasë, heqja paraprake e vezoreve lidhet më një reduktim prej 62% të rrezikut të vdekshmërisë për kancer në gji tek femrat e prekura me genin e ndryshuar Brcal 1. Tek studim kanë marrë pjesë 676 femra me kancer në gji dhe 345 prej tyre i janë nënshtruar oforektomisë mbas diagnozës. "Mbijetesa mbas 20 vitesh e të gjithë rasteve ishte 77.4% dhe është vënë re një reduktim me 56% e vdekshmërisë për kancer në gji e lidhur me ndërhyrjen për heqjen e vezoreve-, thotë kërkuesi i cili më pas thekson se, në bazë të një analize të mëtejshme, oforektomia rezulton e lidhur me një reduktim prej 62% për vdekje nga neoplazia e kancerit të gjirit në prani të ndryshimit të Brcal 1 dhe të 43% me ndryshim Brcal 2. Nga studimi rezulton se tek femrat me Brcal 1 të ndryshuar të cilat i janë nënshtruar eksportimit të vezoreve brenda dy viteve nga diagnoza e tumorit në gji, ulja e vdekjeve ishte 73% në krahasim me femrat të cilat nuk kanë bërë ndërhyrje. "Vëzhgimet e dala nga studimi duhen konfermuar nga kërkime të tjera, në veçanti tek ato raste me Brcal 2-, vazhdon kërkuesi i cili më pas përfundon duke rikutjuar rënëdsinë për të mbyllur vëzhgimet mbi vdekshmërinë për neoplazi të gjoksit edhe femrat të cilat i janë nënshtruar ovariektomisë, në veçanti ato të cilat kanë bërë ndërhyrjen në vitin e parë mbas diagnostikimit. Heqja e vezoreve ka një rrol mbrojtës mbi mbijetesën globale të femrave me ndryshim të genit Brcal 1 dhe për këtë arsye proçedura duhet të shqyrtohet për trajtimet e ardhshme në momentin e diagnostikimit me tumor në gji në fazë fillestare tek këto femra-, komenton në një artikull Mary Disis drejtor i "JAMA Oncology" dhe profesor i asociuar ostetricie dhe gjinekologjie në Universitetitn e Washington në Seatle.
JAMA Oncol. 2015
JAMA Oncol. Published online April 23, 2015