Gjinekologji

sht282015

Në shtatzënat e reja, screening për klamidian efikase dhe me kosto më të ulët

tags: Klamidia

Sipas një studimi australian të publikuar në "Bjog" (revistë ndërkombëtare për obstetrikën dhe gjinekologjinë) screening për klamidian te gratë shtatzëna në moshë 16-25 vjeç ka përfitime të shumta. Autori i studimit, Jason Ong nga Universiteti i Melburnit shpjegon: «Klamidia është ndër infeksionet seksualisht të transmetueshme më të zakonshme, me norma prevalence që në Australi lëvizin mes 3-14% të grave shtatzëna". Në shtatzëni klamidia mund të sjellë komplikacione si pneumonia neonatale, peshë të rëndë në lindje, abort spontan apo lindje të parakohshme dhe një diagnozë e hershme mundëson një trajtim të shpejtë para shfaqjes së komplikacioneve. 
Aktualisht, enti amerikan "US Preventative Services Task Force (Uspstf)" dhe qeveria australiane rekomandojnë screening për klamidian në të gjitha shtatzënat deri në moshën 25 vjeç, në vizitën e parë prenatale. Ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik (NICE) nuk e këshillon si pjesë të kurave prenatale.
Për të thelluar argumentin kërkuesit analizuan raportin kosto-efikasitet nga diagnoza e hershme në shtatzënat 16-25 vjeç duke e krahasuar me programin jo screening për të gjitha shtatzënat dhe në screening selektiv në rastet me risk të lartë infeksioni.
Rezultatet treguan se një program screening në të gjitha shtatzënat 16-25 vjeç përgjatë asistencës prenatale rutinë do të kushtonte pak më shumë se 1.000 euro, për çdo rast të të klamidias të zbuluar dhe të trajtuar, duke shmangur kostot më të mëdha të komplikacioneve. Duke marrë një shembull, menaxhimi i një fëmije me peshë të vogël në lindje kushton rreth 4.000 euro, ndërsa një pneumoni ose sëmundje inflamatore pelvike kushton më pak se 2.400 euro. "Koncepti kosto-efikasitet nënkupton që duke pasur parasysh burimet e përdorura, rezultatet në shëndet arrihen me kosto të pranueshme", shpjegojnë autorët.
 Paul Fogarty, zv/president i "Royal college of obstetricians and gynaecologists" komenton: "Rezultatet e studimit, që përllogarit kostot dhe përfitimet e screening për klamidian nga një perspektivë australiane, mund të kenë implikime analoge edhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku aktualisht diagnoza e hershme nuk rekomandohet si pjesë e kurave prenatale të rutinës.

BJOG. 2015. doi: 10.1111/1471-0528.13567
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26307516


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>