News

pri262023

Rritet numri i të rinjve me SST. Mjekja infeksioniste: Ndikojnë në fertilitet, por të rinjtë neglizhojnë

Marrëdhëniet seksuale të shfrenuara te të rinjtë, pa mbrojtje, eksperiencat e para në mosha shumë të reja kanë shtuar numrin e rasteve të infektuara nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
Për shkak të stigmës mjekët thonë se të rinjtë paraqiten vonë te mjeku. Mjekja infeksioniste Esmeralda Meta shpjegon për Doktor33 faktorët që ndikojnë në shtimin e rasteve.

"Kemi një rritje të incidencës së rasteve të të rinjve me infeksione seksualisht të transmetueshme. Ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë shtim të rasteve është ulja e moshës së fillimit të marrëdhënieve të para seksuale, marrëdhënie të pambrojtura sigurisht, por edhe me shumë partnerë. Por, nga ana tjetër kanë ndikuar edhe format e marrëdhënieve seksuale, si p.sh. format anale apo orale që ndikojnë në përhapjen e shpejtë të SST", shpjegon mjekja infeksioniste.

Infeksionet seksualisht të transmetueshme më të shpeshta janë gonorrea, sifilizi, klamidia, herpesi në organet genitale, HPV, HIV-AIDS e të  tjera. Por përveçse të rinjtë paraqiten shumë vonë për të kërkuar ndihmë e për të trajtuar infeksionin, më problem janë ata që janë të infektuar, por nuk kanë simptoma.

"Problem i madh janë ato raste që nuk shfaqin simptoma, ndërkohë që vazhdojnë të infektojnë të tjerë. Ato janë të vështira edhe për t'u identifikuar. Ne identifikojmë nëpërmjet gjurmimit, duke i pyetur pacientët me kë kanë kryer marrëdhënie, gjë që nuk është e lehtë", shpjegon mjekja.

Por, sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë të rrezikshme, shpjegon dr. Meta, pasi ato jo vetëm që përhapen në organe të tjera të trupit, por edhe ndikojnë në infertilitet, si te meshkujt, ashtu edhe te femrat. Ndonëse jemi në vitin 2023, flitet shumë pak për SST-të dhe për mbrojtjen ndaj tyre.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>