Gjinekologji

mar12016

Astma në shtatzëni, terapitë bazë të rekomanduara nga AIFA

tags: astma

Pas rishikimit të vazhdueshëm të literaturës mjekësore, Agjencia Italiane e Barnave (AIFA) vë në dispozicion informacione të reja mbi terapitë farmakologjike për trajtimin e astmës. Ajo i referohet në veçanti fluticasone, pjesë e kortikosteroidëve inhalatorë në terapinë bazë, si gjatë shtatzënisë edhe në periudhën e ushqimit me gji. I marrë në rrugë topike/inhalatore, fluticasone ka efekte minimale në nivel sistemik. Të dhënat e disponueshme mbi një numër të limituar grash të trajtuara në rrugë inhalatore/topike në tremujorin e parë të shtatzënisë, ashtu si dhe në tremujorin e dytë e të tretë, nuk ka evidentuar një shtim të anomalish kongjenitale në të porsalindurit, në krahasim me çfarë pritej.  

Astma në shtatzëni karakterizohet nga një paqëndrueshmëri funksionale e klinike, që shpesh e bën të vështirë kontrollin e sëmundjes. Në fakt, rreth 1/3 e pacienteve përballet me një përkeqësim gjatë shtatzënisë dhe astma që më parë ishte "e moderuar /e rëndë" mund të rëndohet drejt stadeve madhore. Sipas ndryshimeve hormonale, muaji i parë dhe i fundit i shtatzënisë kanë një risk më të vogël për përkeqësim astmatik, ndërsa risku më i madh është në tremujorin e dytë dhe të tretë. Vetëm 10% e grave shtatzëna përballet me një përkeqësim astmatik gjatë lindjes, ndërsa zakonisht tre muaj pas lindjes, vërehet një zbehje e simptomave me risprintim në kushtet fillestare para shtatzënisë.

Astma gjatë shtatzënisë lidhet me një risk më të madh për pre-eklampsi, peshë të ulët në lindje, lindje të parakohshme dhe vdekshmëri perinatale, e po ashtu një rritje e lehtë e riskut për anomali specifike kongjenitale (gastroschisis, atrezi anale, anomali faciale) edhe pse nuk është përcaktuar ende nëse kjo rritje e riskut lidhet me barnat e marra nga nëna gjatë tremujorit të parë apo nga vetë sëmundja maternale.
Trajtimi i astmës bazohet në identifikimin dhe reduktimin e ekspozimit ndaj faktorëve specifikë të riskut si dhe mbi terapinë farmakologjike. Kjo e fundit ka objektivin të ruajë një oksigjenim të fetusit duke shmangur rikthimin e simptomave maternale.  

Mes barnave të zgjedhjes së parë për terapinë bazë janë:
Kortikosteroidet inhalatore: Budesonide, Beclometasone, Fluticasone
Kromone inalatore: Kromoglikate sodium
Beta2-agoniste me kohë të gjatë veprimi: Salmeterol dhe Formoterol
Korticosteroide sistemike: Prednisolon, Prednison, Metilprednisolon
Metilxantine me lirim të zgjatur: Teofillin
 
Ndërsa për terapinë simptomatike mund të administrohen:
Beta2-agoniste me kohë të gjatë veprimi: Salbutamol
Antikolinergjikë inhalatorë: Bromur ipratropium
Metilxantine me kohë të shkurtër veprimi: Aminofillina
Adrenalina


 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>