Gjinekologji

qer272016

Migrena: Rënia e shpejtë e estrogjenit në fazë luteale të vonë është faktor risku

tags: Migrenë

Sipas një studimi të publikuar në "Neurology" gratë e prekura nga migrena kanë një rënie më të shpejtë të estrogjeneve urinare në fazën luteale të vonë. Nga studimi del gjithashtu se shpejtësia me të cilën estrogjenet bien para ciklit menstrual mund të jetë indikator i brishtësisë neuroendokrine.

"Migrena, një patologji me prevalencë te femrat është e lidhur prej kohësh me hormonet seksuale", pohon Jelena Pavlovic, kërkuese në departamentin e neurologjisë të "Albert Einstein College of Medicine" në New York, si edhe autore e parë e artikullit duke shpjeguar se në pjesën më të madhe të rasteve sulmet e cefaleas janë më të mundshme në dy ditët para fillimit të menstruacioneve dhe në tri ditët e ciklit. "Mendohet se këto sulme peri-menstruale  i atribuohen rënies së estrogjeneve në fazën luteale të vonë", shkruajnë autorët që për të vlerësuar hipotezën kanë ballafaquar vlerat e pikut me nivelet hormonale ditore deri në 5 ditë pas pikut në ciklin menstrual ovulator në 14 gra me histori migrene në 223 kontrolle.

Për këtë qëllim kërkuesit kanë mbledhur informacione mbi historinë e migrenës, cefalean ditore, si dhe nivelet hormonale ditore në ciklet ovulatore për estrogjenet urinare të konjuguara (E1C), pregnanediol-3-glukuronid, hormoni luteinizues dhe hormoni folikul stimulues.

Të dhënat e mbledhura sugjerojnë se rënia e vlerave E1C në dy ditët pas pikut luteal ishte më e madhe te subjektet me migrenë si për sa i takon vlerës absolute edhe për variacionin në përqindje. Nga ana tjetër, asnjë ndryshim nuk doli mes grupeve në nivelet e pregnanediol-3-glukuronid, hormonit luteinizues dhe hormoni folikul-stimulues . Pavlovic përfundon: "Pavarësisht se këto rezultate sugjerojnë  një brishtësi të natyrshme neuroendokrine te gratë me migrenë, nevojiten studime të mëtejshme për të thelluar mekanizmat në bazë të rënies më të shpejtë të estrogjeneve te këto paciente".


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>