Gjinekologji

kor142016

Heqja parandaluese e vezoreve dhe e gypit fallopian, nevojitet të zbuten kriteret e aplikimit 

Kriteret për pragun e kirurgjisë parandaluese në heqjen e vezoreve dhe gypit fallopian te gratë mbi 40 vjeç me risk të lartë për tumor ovarian duhet të jenë më të buta, sipas një studimi të publikuar në Journal of Medical Genetics. Një gjë e tillë do të zgjaste pritshmërinë e jetës së grave do të mundësonte një kursim më të madh të kurave dhe do të ndihmonte në kompensimin e mungesës së një testi screening të besueshëm", pohon autori Ranjit Manchanda nga "Barts Cancer Institute" në Londër.

Kanceri ovarian është tumori kryesor i sistemit riprodhues femëror dhe salpingo-ooforektomia parandaluese (procedura kirurgjike) është opsioni më i mirë për të ulur mundësitë e sëmurjes te gratë me risk të lartë për të zhvilluar tumor (pra kur kanë një të afërm të shkallës së parë të prekur nga sëmundja dhe bartëse e gjeneve në risk si BRCA1/2 e në masë më të vogël RAD51C, RAD51D dhe BRIP1). Por procedura mund të aplikohet vetëm te gratë që kanë një risk prej të paktën 10% për të zhvilluar sëmundjen, një kufi që në fakt nuk është testuar kurrë në terma të kosto-efikasitetit. 

Kërkuesit ballafaquan me modele matematikore kostot dhe efikasitetin e ndërhyrjes parandaluese në krahasim me asnjë kirurgji të zhvilluar te gratë 40 vjeç e lart që ende nuk kishin hyrë në menopauzë, por me mundësi të mëdha për t'u sëmurur. Përqindje të ndryshme risku u përfshinë në analizë: 2,4,5,6,8 dhe 10%, duke përllogaritur për secilën mundësinë për të zhvilluar kancer ovarian, kancer në gji dhe vdekje kardiake.

Kostot dhe pritshmëria mesatare e jetës për gratë me ose pa tumor në gji ose në vezore u vlerësuan nga të dhënat statistikore kombëtare të vitit 2012. Rezultatet sugjerojnë se t'i nënshtrohesh kirurgjisë parandaluese në prani të një niveli risku prej 4% ose më të lartë do të ishte dobiprurëse si për sa i përket kostos edhe për pritshmëritë ndaj jetës. "Këto të dhëna janë të rëndësishme për praktikën klinike dhe menaxhimin e riskut në këto nën-popullata  pacientesh, edhe përballë uljes së kostove të testeve gjenetike dhe të përmirësimit të aftësisë për të vlerësuar mundësitë e kancerit ovarian individual", përfundon Manchanda.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>