Gjinekologji

tet272017

Estradioli topik me doza të vogla redukton dispareuninë në post-menopauzë

Sipas një studimi të sapo publikuar në revistën "Menopause", një krem me bazë estradioli në doza të vogla mund të lehtësojë simptomat e atrofisë vulvovaginale (VVA) te femrat në post-menopauzë. "Bari topik është shfaqur efikas në krahasim me placebon në reduktimin e dispaurenisë, duke zvogëluar pH e vaginës dhe duke përmirësuar qelizat e epitelit vaginal", shprehet James Liu nga Qendra mjekësore e Universitetit të Cleveland, një ndër autorët e një studimi të financuar nga Allergan, kompania farmaceutike që ka zhvilluar kremin vaginal me estradiol 0.003%, duke e vënë përkrah Estrace tashmë në prodhim, e aprovuar nga Food and Drug Administration për trajtimin e VVA në post-menopauzë, në të cilin përqendrimi i estradiolit është me 0.01%.
Në studimin e fazës III kanë marrë pjesë 550 femra në post-menopauzë seksualisht aktive, me moshë mesatare 58 vjeç, që referonin dispareuni si simptomën më të bezdisshme të VVA. Pjesëmarrëset janë randomizuar në double-blind për aplikimin vaginal me placebo apo krem estradioli me 0.003%, çdo ditë për dy javë, pasuar nga tre aplikime javore për 10 javë. "Në përfundim të follow-up-it simptomat e dispareunisë janë reduktuar me 1.5 pikë me përdorimin e kremit kundrejt 1.2 me placebo, ndërsa pH vaginal është zvogëluar respektivisht me 1.36 dhe 0.53", shkruajnë autorët, duke saktësuar se edhe citologjia është përmirësuar me një shtim të qelizave sipërfaqësore të epitelit vaginal respektivisht me 10.1% me estradiol kundrejt 1.4% me placebo dhe një reduktim njëkohësisht të qelizave parabazale me 48.5% dhe 14.6%. Efekti anësor më i shpeshtë ka qenë myku vulvovaginal, i shfaqur respektivisht në 6.9% të femrave të trajtuara me estradiol lokal dhe në 3.3% të grupit të kontrollit. "Infeksioni mykotik nuk është i papritur dhe mund të varet nga zvogëlimi i pH vaginal përcaktuar nga trajtimi lokal hormonal", vëren Liu. Ai përfundon: "Kremi vaginal me estradiol me doza të ulëta mund të jetë një opsion trajtimi për femrat në post-menopauzë që nuk duan të konsumojnë, ose te të cilat kundërindikohen estoregjenet sistemike".
 


Menopause. 2017. doi: 10.1097/GME.0000000000000985
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28926514


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>