Gjinekologji

shk252019

Inkontinenca. Shumë gra vuajnë, por pak kërkojnë zgjidhje

Pothuajse gjysma e grave amerikane me moshë më të madhe se 50 vjeçe, referon se vuan nga mosmbajtja e urinës dhe shumë prej tyre thonë se ky problem është vërtet i rëndësishëm, sipas rezultateve të National Poll on Healthy Aging, një sondazh i kryer nga Universiteti i Miçiganit, ku kanë marrë pjesë mbi 1.000 gra 50-80 vjeçe.

Rezultatet kanë treguar se dy të tretat e grave që vuajnë nga inkontinenca nuk kanë folur me një mjek dhe vetëm 38%, iu ka besuar ushtrimeve të Kegelit për të forcuar muskujt që mund të ndihmojnë në mbajtjen e urinës. Shumë gra jetojnë me problemin duke përdorur absorbentë ose mbathje speciale, duke konsumuar pak lëngje dhe duke veshur rroba të errëta për të maskuar shenjat. "Ajo që do të më pëlqente që personat të mbanin mend në punën tonë është që inkontinenca urinare është e zakonshme, e kurueshme dhe se gratë nuk duhet thjesht të bashkëjetojnë me të", konfirmon Carolyn Swenson (Universiteti i Miçiganit, Ann Arbor), që ka kontribuar në krijimin e pyetjeve të sondazhit dhe në analizimin e rezultateve. Ndërmjet grave me inkontinencë, 41% ka konfirmuar se bëhet fjalë për një problem të rëndë ose jo shumë të rëndë dhe një e treta ka thënë se vuan nga një episod pothuajse çdo ditë, ndërsa pothuajse gjysma ka thënë se është e shqetësuar nga një përkeqësim i mundshëm i kushteve me kalimin e moshës.

Swensoni nënvizon se ekzistojnë dy lloje inkontinence; ajo e urgjencës e ajo nga stresi dhe se që të dyja mund të trajtohen. "Tashmë kemi shumë opsione që me siguri mund të përmirësojnë simptomat për të gjitha gratë me inkontinencë urinare", shpjegon autorja. Për inkontinencën e urgjencës, alternativat përfshijnë botoksin për fshikëzën dhe një pacemaker të implantuar në mënyrë kirurgjikale në fshikëz, që ndalon kontraktimet e pavullnetshme e të padëshiruara. Gratë që duan të ndjekin alternativat më pak invazive, mund të provojnë reduktimin e substancave që irritojnë fshikëzën, siç është kafeina, ëmbëlsuesit artificialë, nikotina dhe alkooli, ose të tentojnë ta zbrazin fshikëzën më shpesh. Për inkontinencën nga stresi, ekziston mundësia e një ndërhyrjeje kirurgjikale për të riparuar strukturat mbështetëse që ndihmojnë në mbështetjen e fshikëzës dhe të organeve të tjera pelvike, por edhe në këtë rast ka trajtime më pak invazive, si insertet vaginale që mbështesin uretrën. Në fund, gratë që kanë të dyja llojet e inkontinencës mund të kenë përfitime nga terapia fizike e dyshemesë pelvike.


University of Michigan
https://www.healthyagingpoll.org/sites/default/files/2018-10/NPHA_Incontinence-Report_FINAL-102318.pdf


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>