Gjinekologji

shk152022

Hemorragjia e tepërt menstruale reduktohet me ablacion me radiofrekuencë

Procedura e ablacionit me radiofrekuencë redukton hemorragjinë e tepërt menstruale më mirë se ndërhyrjet e tjera. Ekspertët nga IQWiG-ja (agjencia gjermane përgjegjëse për vlerësimin e cilësisë dhe efikasitetit të barnave, procedurave kirurgjikale, metodave diagnostikuese dhe depistuese), e shpjegojnë këtë në raportin e vlerësimit të përfitimit dhe rrezikut të heqjes me radiofrekuencë të indit endometrial, krahasuar me procedurat e tjera që përdoren zakonisht për ablacionin e endometrit.

Jürgen Windeleri, drejtor i IQWiG-së dhe profesor i epidemiologjisë klinike në Universitetin Ruhr të Bochumit, shpjegon: "Barnat jo vetëm që nuk mund t'i lehtësojnë gjithmonë simptomat e menorragjisë, por edhe mund të tolerohen keq, apo të refuzohen. Në situata të tilla, gratë me menorragji që nuk dëshirojnë të kenë fëmijë, mund të marrin në konsideratë operacionin: ose hiqet i gjithë uterusi, ose hiqet vetëm endometriumi me teknika të tilla si ablacioni me radiofrekuencë ose kauterizimi me balon lateksi ose silikoni të mbushur me ujë të nxehtë. "Katër studime që krahasojnë ablacionin me radiofrekuencë, kundrejt ablacionit me balon, japin dëshmi të një përfitimi më të madh se i pari në ashpërsinë e menorragjisë dhe përfitim më të madh në sindromën paramenstruale. Anasjelltas, asnjë përfitim apo dëm nuk shfaqet në lidhje me dhimbjet menstruale, simptomat depresive, dhimbjet pas operacionit, ose cilësinë e jetës", vazhdon Windeleri.

Raporti u porosit në 1 dhjetor 2020 për IQWiG-në nga Gemeinsamer Bundesausschuss (G-BA), komiteti i agjencive të shëndetit publik gjerman të ngarkuara me miratimin e rregulloreve bazuar në reformat e kujdesit shëndetësor të miratuara nga ligjvënësit, si dhe marrjen e vendimeve rutinë për kujdesin shëndetësor në Gjermani. Në qershor 2021, IQWiG-ja publikoi rezultatet paraprake për diskutim. Pas përfundimit të procedurës së komenteve, IQWiG-ja shqyrtoi raportin paraprak dhe në nëntor 2021, e dërgoi atë në G-BA. Një fragment nga raporti përfundimtar do të publikohet së shpejti edhe në anglisht.


IQWiG
https://www.iqwig.de/en/presse/press-releases/press-releases-detailpage_56065.html


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>