Gjinekologji

shk92024

OBSH-UNICEF: Mbi 200 milionë vajza dhe gra vuajnë nga gjymtimet gjenitale

Më shumë se 200 milionë vajza dhe gra janë prekur një herë në jetë nga gjymtimet gjenitale femërore. Këtë vit, 4.4 milionë vajza do të jenë të rrezikuara për t'u prekur nga kjo praktikë e dëmshme dhe kjo vlen për më shumë se 12.000 raste në ditë. Këto janë të dhënat e sjella nga OBSH-ja, UNICEF-i dhe Kombet e Bashkuara të cilat janë aktive për të drejtat e grave dhe me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës Zero Kundër Gjymtimit Gjenital Femëror, kanë dashur të japin një mesazh: "Ritheksojmë dedikimin tonë ndaj vajzave dhe grave të prekura nga ky cenim i rëndë i të drejtave të njeriut. Zëri i secilës prej të mbijetuarave është një thirrje për të vepruar dhe çdo zgjedhje që ato bëjnë për të bërë të njohura jetët e tyre, kontribuon në lëvizjen botërore për t'i dhënë fund kësaj praktike të dëmshme", deklarojnë Natalia Kanem, drejtore ekzekutive e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, Catherine Russell, drejtore e përgjithshme e UNICEF dhe personalitete të tjera.

"Ne mbetemi të përkushtuar për parandalimin e kësaj praktike të dëmshme ndaj grave dhe vajzave dhe reagimin ndaj saj. Gjymtimet gjenitale femërore, janë një cenim i të drejtave të grave dhe vajzave, i cili vë në rrezik shëndetin e tyre fizik dhe mendor dhe kufizon potencialin e tyre për të jetuar një jetë të shëndetshme dhe të kënaqshme. Gjithashtu, këto gjymtime shtojnë rrezikun për dhimbje të mëdha, hemorragji dhe infeksione dhe mundësitë për ndërlikime të tjera shëndetësore në të ardhmen, të tilla si rreziqet gjatë lindjes që mund të vënë në rrezik jetën e të porsalindurve të tyre. Për këtë arsye, është e detyrueshme t'u kushtojmë vëmendje zërave që vlejnë më shumë, si atyre të të mbijetuarave, me qëllim arritjen e një bote pa diskriminime dhe praktika që dëmtojnë vajzat dhe gratë", thonë drejtuesit e organizatave përmes një shënimi të përbashkët.

"Është thelbësore të investohet në lëvizjet e udhëhequra nga të mbijetuarat, veçanërisht në nivelin bazë, duke u kushtuar burime që promovojnë përpjekjet e tyre. Gjithashtu, duhet të sigurojmë disponueshmërinë dhe qasjen ndaj shërbimeve gjithëpërfshirëse dhe respektuese nga pikëpamja kulturore. Kjo përfshin forcimin e shërbimeve shëndetësore, sociale dhe ligjore për të mbështetur të mbijetuarat. Jemi të lumtur për arritjet e deritanishme:
- Rënia e shifrave të praktikës së gjymtimeve gjenitale femërore në 30 vitet e fundit
- Në 31 vendet me përhapje të madhe të kësaj praktike në nivel kombëtar, në vitet '90 gjymtimit i nënshtrohej 1 nga 2 vajza të moshës 15-19 vjeçe, ndërsa sot, vetëm 1 nga 3.

Megjithatë, është urgjentisht e nevojshme të bëhen përpjekje edhe më të synuara, të koordinuara dhe të qëndrueshme, nëse duam të arrijmë objektivin tonë të përbashkët për t'u dhënë fund gjymtimeve gjenitale femërore deri në vitin 2030. Së bashku, të udhëhequr nga të mbijetuarat, mund ta zhdukim njëherë e përgjithmonë këtë praktikë të dëmshme", përfundojnë ekspertët.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>