News

pri222020

Coronavirusi. Më pak mundësi infektimi për fëmijët nën 10 vjeç dhe për gratë

Një studim i ri i botuar në "New England Journal of Medicine" që ka shqyrtuar përhapjen e virusit Sars-CoV-2 në popullatën islandeze, zbuloi se sëmundja ka një incidencë më të ulët te fëmijët nën moshën 10-vjeçare sesa tek adoleshentët ose të rriturit, si dhe te gratë, në krahasim me burrat.

Në Islandë, shqyrtimi filloi në 31 janar 2020 në individë me rrezik të lartë për t'u infektuar me Sars-CoV-2, përfshirë njerëzit simptomatikë që u kthyen në vend nga rajone të klasifikuara si me rrezik të lartë, ose që kishin qenë në kontakt me persona të infektuar. Përveç këtyre testeve të synuara, teste u kryen edhe për njerëzit e përzgjedhur në mënyrë të rastësishme nga popullata. "Që nga 4 prilli i vitit 2020, mbi 22,000 banorë islandezë ishin testuar për Sars-CoV-2, pra, rreth 6% e të gjithë popullsisë", thotë Daniel Gudbjartsson (deCODE Genetics-Amgen dhe Universiteti i Islandës, në Rejkjavik), autori kryesor i studimit.

Studimi zbuloi se fëmijët nën moshën 10-vjeçare kishin më pak të ngjarë të ishin pozitivë për Sars-CoV-2 brenda grupit të synuar të testimit sesa individët 10 vjeç ose më të mëdhenj (6,7% krahasuar me 13.7%). Në grupin e kontrollit të popullatës, megjithatë, asnjë fëmijë nën 10 vjeç nuk rezultoi pozitiv, krahasuar me 0.8% midis atyre 10 vjeç ose më të mëdhenj. Për më tepër, një përqindje më e ulët e femrave në krahasim me meshkujt rezultuan pozitive, si në grupin e testuar të synuar (11.0% krahasuar me 16.7%), ashtu edhe në grupin e kontrollit të popullsisë (0.6% krahasuar me 0.9%). Studimi sugjeron që duke qenë se proporcioni i individëve të infektuar të identifikuar përmes depistimit të popullsisë nuk ka ndryshuar thelbësisht gjatë periudhës së shqyrtimit, përpjekjet e kontrollimit nga ana e autoriteteve islandeze, kanë rezultuar të efektshme.

Këto përpjekje përfshijnë ekzaminimin e individëve simptomatikë së bashku me masa të ndryshme distancimi shoqëror që u vendosën rreth dy javë pas rastit të parë të konfirmuar. Për më tepër, të gjithë pjesëmarrësit që rezultuan pozitivë për Sars-CoV-2 duhej të izoloheshin deri në dhjetë ditë pas rënies së temperaturës ose deri në një rezultat negativ të testit dhe të gjithë ata që kishin qenë në kontakt me ata që kanë rezultuar pozitivë, duhej të karantinoheshin për dy javë. Studiuesit tregojnë se 43% e pjesëmarrësve pozitivë raportuan se nuk kishin simptoma, megjithëse këto mund të jenë zhvilluar më vonë te disa prej tyre.


N Engl J Med. 2020. Doi: 10.1056/NEJMoa2006100
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/32289214


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>