mar152024
Menopauza. Një model i ri trajtimi
Trajtimi i menopauzës po evoluon dhe tani ka ardhur koha për një model të ri të bazuar në fuqizim. Ky është konkluzioni revolucionar i studimit të drejtuar nga autorja Martha Hickey.
Qasja e re, që mbështetet nga OBSH-ja, synon të tejkalojë trajtimin tradicional simptomatik me anë të një modeli fuqizimi, i cili vlerëson rolin aktiv të gruas në menaxhimin e shëndetit të saj gjatë menopauzës. Ky ndryshim i paradigmës është thelbësor, pasi prek pothuajse një miliard gra në të gjithë botën, me incidencë që ndryshon në varësi të faktorëve individualë, shoqërorë dhe kulturorë.
Ky testim bën pjesë në një sërë ekzaminimesh të tjera dhe u rishikua nga një ekip ndërkombëtar studiuesish, të cilët u nisën nga një spektër i gjerë të dhënat që konfirmojnë joefektivitetin e një qasjeje mjekësore të gjeneralizuar. Nga ana tjetër, personalizimi dhe informimi shihen si mjete kryesore për përballimin jo vetëm të simptomave, por edhe të problematikave të ndryshme psikologjike dhe shoqërore të lidhura me këtë fazë të jetës.
Nga ky studim rezultoi se pjesa më e madhe e grave e kalojnë menopauzën pa pasur nevojë për trajtime mjekësore. Megjithatë, tendenca për mjekimet e tepërta shkakton nënvlerësim të efekteve pozitive që vijnë si pasojë e moshës dhe nga ndalimit të ciklit menstrual, duke kontribuar kështu në një lloj shfuqizimi. Prandaj, duke pasur mbështetjen e duhur, gratë mund ta jetojnë këtë kalim si një periudhë ripërtëritjeje dhe jo si shfuqizim. Rëndësi të veçantë bart edhe informimi para menopauzës, i cili duhet të konsistojë në komunikimin e qartë rreth simptomave të mundshme dhe strategjive të trajtimit. Autorët evidentojnë edhe rëndësinë e mjediseve të punës të ndjeshme ndaj menopauzës dhe të një përfshirjeje më të madhe, duke theksuar nevojën për ndërgjegjësim dhe formim më të gjerë të profesionistëve shëndetësorë.
Mjetet e propozuara të fuqizimit përfshijnë qasjen ndaj informacioneve të bazuara në evidenca shkencore, mbështetjen gjatë vendimmarrjes dhe një marrëdhënie mjek-pacient që bazohet në respektin dhe mirëkuptimin reciprok.