Gjinekologji

tet12024

Menopauza. Miratohet medikamenti i ri johormonal kundër afsheve të nxehta

Një terapi orale johormonale mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave vazomotore të moderuara deri në të rënda që lidhen me menopauzën, të ashtuquajturat afshe të nxehta. I miratuar nga Agjencia Italiane e Barnave (Aifa), fezolinetanti vepron duke bllokuar neurokininat e përfshira në termorregullimin e trupit dhe ndihmon në rivendosjen e ekuilibrit në qendrën e kontrollit të temperaturës së trurit (hipotalamusin) duke reduktuar në këtë mënyrë intensitetin e afsheve të nxehta dhe djersitjeve gjatë natës. 

"Bëhet fjalë për një mekanizëm veprimi shumë të sofistikuar që vepron pikërisht në origjinën e shkaktarit të simptomave", thotë Tommaso Simoncini, profesor i Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Universitetin e Pizës dhe President i Shoqatës Ndërkombëtare të Endokrinologjisë Gjinekologjike (Isge). Ky është një avantazh i rëndësishëm pasi u lejon klinicistëve të personalizojnë terapinë bazuar në llojin dhe ashpërsinë e simptomave", vazhdon ai.

Në nivel global, më shumë se gjysma e grave në menopauzë përjetojnë simptoma vazomotore të moderuara deri në të rënda, me norma të cilat në Europë variojnë nga 56% në 97% dhe me një prevalencë të rasteve të moderuara deri në të rënda në post-menopauzë prej 40%. "Në të kaluarën, besohej se menopauza dhe simptomat vazomotore që e shoqëronin atë ishin rezultat i uljes së niveleve të estrogjenit, por hulumtimet në këtë fushë kanë zbuluar rolin e rrugëve specifike neuronale të vendosura në hipotalamus, zona e trurit që rregullon temperaturën e trupit, që rrjedhimisht ndikon në përjetimin e afsheve të nxehta", shpjegon Rossella Nappi, profesoreshë e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në Universitetin e Pavias.  

Për të gjitha gratë, fezolinetanti përfaqëson një opsion terapeutik shtesë, i cili mund të trajtojë një simptomë pa ndikuar në fenomenin e menopauzës nga pikëpamja hormonale, sepse vepron në mënyrë të synuar në neurokininën B, molekula që rregullon temperaturën e trupit në nivel cerebral. Miratimi i medikamentit bazohet në rezultatet e tre provave klinike të Fazës 3 që regjistroi mbi 3000 individë në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.



Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>