mar42020
Aktiviteti seksual vonon ardhjen e menopauzës
Gratë seksualisht aktive, të paktën një herë në javë apo në muaj, janë më pak të rrezikuara për të hyrë shpejt në menopauzë, krahasuar me ato që referojnë se e praktikojnë seksin më pak se një herë në muaj. Këtë e konfirmojnë Megan Arnot e Ruth Mace, kërkuese në Universitetin e Londrës, në një studim të publikuar në "Royal Society Open Science".
"Rezultatet e punës sonë, sugjerojnë se, nëse një grua po bën seks dhe nuk ka asnjë mundësi për shtatzëni, organizmi vendos të mos investojë në ovulim, duke qenë se kjo do të ishte e panevojshme. Mund të ketë një komprometim energjetik biologjik mes investimit të energjisë në ovulim dhe investimit të saj në funksione të tjera, siç është të qëndruarit aktive, duke u kujdesur për nipërit", shpjegojnë kërkueset.
Studimi bazohet në të dhënat e mbledhura nga 2.936 gra të rekrutuara në Studimin e Shëndetit të Grave në të gjithë Kombin (Swan) në 1996/1997. Gratë, me moshë mesatare 45 vjeçe në intervistën e parë, ishin kryesisht të martuara ose kishin një lidhje (78%) dhe jetonin me partnerin e tyre (68%). Gratë kaukaziane jo hispanike ishin më të përfaqësuarat në kampion (48%) dhe shumica e pjesëmarrëseve ishin me arsim të mesëm. Asnjëra prej grave nuk kishte hyrë ende në menopauzë, por 46% ishin në peri-menopauzë të hershme dhe 54% ishin në para-menopauzë. Pjesëmarrëseve iu kërkua t'iu përgjigjeshin disa pyetjeve, mes të cilave ishin edhe disa pyetje në lidhje me marrëdhëniet seksuale me partnerin e tyre në gjashtë muajt e fundit dhe aktivitetin seksual në forma të ndryshme gjatë gjashtë muajve të fundit. Modeli më i shpeshtë i aktivitetit seksual ishte javor (64%). Intervistat u kryen për një periudhë ndjekjeje dhjetëvjeçare, gjatë së cilës 1,324 (45%) gra iu nënshtruan menopauzës natyrale në moshën mesatare 52-vjeçare.
Duke analizuar të dhënat, gratë e çdo moshe që bënin seks çdo javë kishin 28% më pak shanse të provonin menopauzën sesa ato që kishin marrëdhënie seksuale më pak se një herë në muaj. Po kështu, ato që kishin marrëdhënie seksuale mujore treguan 19% më pak të ngjarë të hynin në menopauzë sesa ato që kishin kryer aktivitet seksual më pak se një herë në muaj. Studiuesit nuk gjetën asnjë lidhje midis shfaqjes së menopauzës dhe faktit që një person mashkull ishte i pranishëm në shtëpi apo jo.
Royal Society Open Science 2020. Doi: 10.1098/rsos.191020
https://doi.org/10.1098/rsos.191020