Gjinekologji

tet182021

Kanceri i gjirit. Dieta mund të ndryshojë mikrobiomën mamare dhe të modifikojë rrezikun

Një studim i ri i publikuar në Cancer Research tregon se dieta, përfshirë suplementet e vajit të peshkut, mund të ndryshojë jo vetëm mikrobiomën mamare, por edhe vetë tumoret e gjirit. Për të kuptuar më mirë lidhjen midis mikrobiomës, dietës dhe rrezikut të kancerit, studiuesit përdorën një qasje shumëplanëshe duke studiuar modelet e kafshëve dhe pacientët me kancer të gjirit. "Obeziteti, i lidhur zakonisht me konsumimin e një diete me shumë yndyrë, është një faktor rreziku i njohur në kancerin e gjirit pas menopauzës. Por ka ende shumë gjëra që ne nuk i dimë sa i përket lidhjes midis obezitetit dhe mikrobiomave, si dhe mbi ndikimin që ka mbi kancerin e gjirit dhe mbi rezultatet e pacientëve", thotë Katherine Cook (Shkolla e Mjekësisë Wake Forest), e cila drejtoi grupin e studimit.

Në pjesën e parë të studimit, minjtë e ndjeshëm ndaj kancerit të gjirit ushqeheshin me një dietë me shumë, ose me pak yndyrë. Minjtë që u ushqyen me dietën me shumë yndyrë, kishin më shumë tumore, që zhvilloheshin më shpejt dhe ishin më të mëdha se tumoret e gjetura në grupin që mori dietën me pak yndyrë. Me tej, për të studiuar mikrobiomën, studiuesit kryen transplantime fekale. Minjtë në dietë me yndyrë të ulët morën një transplant mikrobiome nga minjtë në dietë me yndyrë të lartë dhe anasjelltas. Kështu, minjtë që hëngrën një dietë me yndyrë të ulët, por patën një transplant mikrobiome nga minjtë e ushqyer me shumë yndyrë, kishin po aq tumore të gjirit sa u panë te minjtë që hanin dietën me shumë yndyrë.

Studiuesit kryen gjithashtu një studim klinik dyfish të verbër, të kontrolluar me placebo te pacientët me kancer të gjirit. Gratë morën integratorë placebo ose vaj peshku për dy deri në katër javë para lumpektomisë, ose mastektomisë. Rezultatet treguan se integrimi i vajit të peshkut ndryshoi ndjeshëm mikrobiomën e gjirit si në indet mamare jo kanceroze, ashtu edhe në ato malinje. Për shembull, administrimi katër javor i integratorëve të vajit të peshkut rriti bollëkun proporcional të Lactobacillusit, një gjini bakteresh që ka treguar se zvogëlon rritjen e kancerit të gjirit në modelet paraklinike, në indet normale të gjirit ngjitur me tumorin. "Ky studim siguron dëshmi të mëtejshme se dieta luan rol jetik në formimin e mikrobiomave intestinale dhe të gjirit", përfundojnë autorët.


Cancer Research 2021. Doi: 10.1158/0008-5472.CAN-20-2983
http://doi.org/10.1158/0008-5472.CAN-20-2983 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>