Gjinekologji

tet262022

Kanceri i gjirit. Prof. ass. Helidon Nina: Duhet pasur kujdes me trajtimin mjekësor. Një mjek onkolog nuk mund të vendosë i vetëm

Kanceri i gjirit është i shpeshtë në vendin tonë dhe jo vetëm. Sipas statistikave, 1 në 8 gra në Shqipëri preket nga ky kancer, por fatmirësisht, pjesa më e madhe, afro 70% e grave i mbijetojnë sëmundjes vdekjeprurëse.

Drejtori mjekësor i Spitalit Onkologjik në QSUT, prof. ass. Helidon Nina shpjegon për Doktor33 se është shumë i rëndësishëm pesëvjeçari i parë dhe trajtimet që bëhen te një grua me kancer. Por, nga varet mbijetesa e një gruaje të diagnostikuar me kancer?

"Janë disa faktorë. E para, varet sesa agresiv është tumori, vetitë e tij biologjike, sa shpejt në kohë është diagnostikuar gruaja. Janë sigurisht trajtimet mjekësore, madhësia e lezionit dhe ku ka lëshuar rrënjë", shprehet prof. ass. Nina.

Por, përveç gjirit, në cilat pjesë të trupit nis shpërndarja e lezioneve nëse rastet me kancer nuk trajtohen në kohë?

"Stacionet ku ne kontrollojmë janë kockat, pulmonet, mëlçia, shpesh edhe në cervikale. Këtu fokusohemi për të parë nëse i ka prekur këto sisteme. Më pas vendoset nëse do të fillojë kimioterapia", thekson drejtori mjekësor i Spitalit Onkologjik.

Mjeku onkolog Nina shpjegon se për të nisur trajtimet te një grua e diagnostikuar me kancer, duhet të vendosë një ekip multidisiplinar mjekësh. Nuk mund të vendosë një mjek i vetëm kur duhet të fillojnë seancat e kimioterapisë.

"Duhen bërë një sërë analizash në mënyrë që të vendoset për trajtimin mjekësor. Por ka gra që pas 5 vitesh ndoshta ndihen të lodhura, mendojnë që trupi i tyre është pastruar dhe neglizhojnë kontrollet në vitet e mëvonshme, por ka pasur raste që janë rigjetur tumore të patrajtuara që kanë çuar në pasoja fatale", sqaroi prof. ass. Nina.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>