Gjinekologji

shk242023

Gratë që i mbijetojnë kancerit përjetojnë rënie të përshpejtuar të funksionit fizik

Gratë që i mbijetojnë kancerit mund të përjetojnë një rënie të përshpejtuar të funksionit fizik gjatë menopauzës, sipas një studimi të botuar në "JAMA Oncology". Për më tepër, funksioni fizik i të mbijetuarave mbetet i njëjtë me atë të grave të së njëjtës moshë pa sëmundje onkologjike edhe vite pas diagnostikimit.

"Pacientet me kancer përjetojnë një rënie akute të funksionit fizik, e cila hipotezohet se pasqyron plakjen e përshpejtuar të nxitur nga simptomat e lidhura me kancerin dhe efektet e terapive antikancerogjene", shpjegojnë studiuesit, duke specifikuar se asnjë nga studimet e kryera deri më sot nuk i ka ekzaminuar trajektoret e funksionit fizik afatgjatë bazuar fazën e trajtimit të kancerit, krahasuar me gratë pa kancer. Në studim morën pjesë 9,203 paciente me kancer (gjiri, kolorektal, endometrial dhe pulmonar) të diagnostikuara në një moshë mesatare 73 vjeç në periudhën 1993-1998, të cilat u krahasuan me 5 grupe kontrolli (mbi 45,000 gra pa kancer).

Para diagnostikimit, të mbijetuarat nga një kancer i lokalizuar pësuan një rënie të funksionit fizik të ngjashëm me atë të grupeve të kontrollit. Edhe pse, pas diagnostikimit pacientet përjetuan një rënie më të përshpejtuar të funksionit fizik krahasuar me gratë pa kancer, rezultatet e të cilave ranë me 1-2 pikë në vit.

Në vitin e parë pas diagnostikimit, rënia u shfaq më e rëndë në rastet e sëmundjeve në nivel rajonal (p.sh. rënia për kancerin e gjirit ishte -5.3 pikë nëse ishte rajonale dhe 2.8 nëse ishte lokale) ose sistemik. Për shembull, gratë me kancer endometrial lokal që merrnin kimioterapi përjetuan një rënie prej -7.9 pikësh, kundrejt -3.1 pikë për ato që merrnin vetëm radioterapi dhe -2.6 pikë për ato që nuk merrnin asnjë trajtim.

Për sa i përket rënies së funksionit fizik afatgjatë, u konstatua se në vazhdimësi ritmi i rënies filloi të ngadalësohej. Për shembull, gratë me kancer kolorektal përjetuan një rënie prej -4.3 pikësh në vit pas diagnostikimit, e cila në dekadën në vijim ishte e ngjashme me atë në periudhën para diagnostikimit (-1.4) dhe me atë të grupeve të kontrollit gjithashtu.

"Sidoqoftë, këto përshpejtime fillestare nënkuptonin që të mbijetuarat e shumicës së llojeve të kancerit kishin një funksion fizik të vlerësuar dukshëm më të ulët sesa kontrollet e përputhshme me moshën edhe 5 vjet pas diagnostikimit", theksojnë studiuesit, për të cilët të dhënat e marra nga ky studim mund të ndihmojnë në marrjen e vendimeve për menaxhimin e grave me kancer të zakonshëm në post menopauzë.

 

JAMA Oncology 2023. Doi: 10.1001/jamaoncol.2022.6881.
https://www.doi.org/10.1001/jamaoncol.2022.6881


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>