Gjinekologji

qer92022

Depresioni në shtatzëni dhe pas lindjes. Pse vazhdojnë simptomat pavarësisht trajtimit?

Një studim grupi vëzhgues gjatësor i publikuar në Psychiatric Research and Clinical Practice zbulon se shumë gra shtatzëna kanë simptoma depresioni dhe ankthi gjatë shtatzënisë dhe madje edhe pas lindjes, pavarësisht se marrin frenues selektivë të rikapjes së serotoninës.

"Nëse për shumicën e grave sjellja në jetë e një fëmije është një moment lumturie dhe emocioni, për disa të tjera mund të jetë një moment i vështirë dhe shqetësues", thotë bashkautorja Katherine Wisner nga Universiteti Northwestern në Çikago, duke deklaruar se ky është studimi i parë i krijuar për të analizuar format e ndryshme të ankthit dhe depresionit te gratë shtatzëna dhe gratë pas lindjes.

Studimi OPTI-MOM përfshiu 88 gra shtatzëna të regjistruara në qendrat mjekësore akademike, ndër të cilat: Shkolla e Mjekësisë Feinberg në Universitetin Northwestern, Universiteti i Teksasit-Galveston, Universiteti i Pittsburgh dhe Marshfield Clinic Health System, një qendër shëndetësore rurale në Wisconsin. Pjesëmarrëset u ndoqën me vlerësime çdo katër javë nga hyrja në studim deri në lindje dhe 6-14 javë pas lindjes. Nga analiza e të dhënave rezultuan 3 lloje depresioni relativisht të qëndrueshëm të përshkruar si minimal, i butë dhe nën prag dhe 4 lloje ankthit, nga të cilët dy të qëndrueshëm, njëri me simptoma në rritje dhe i fundit me simptoma në rënie.

"Gjatë shtatzënisë, 18% e grave kishin simptoma minimale të depresionit, 50% të lehta dhe 32% klinikisht të rëndësishme. Simptoma të vazhdueshme si në shtatzëni ashtu edhe pas lindjes pavarësisht zgjedhjes për të vazhduar trajtimin me medikamentet kundër depresionit", shkruajnë autorët, duke specifikuar se nga njëra anë fëmijët e nënave me depresion kanë një rrezik më të lartë të çrregullimeve të zhvillimit të fëmijërisë dhe nga ana tjetër, mbipesha, migrena, çrregullimet e tiroides dhe astma janë shpesh të pranishme te gratë shtatzëna me depresion që trajtohen me frenues selektivë të rikapjes së serotoninës.

 


Psychiatric Research and Clinical Practice 2022. Doi: 10.1176/appi.prcp.20210034
https://doi.org/10.1176/appi.prcp.20210034


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>