Mjekësi e përgjithshme

gus112014

Transplanti i mëlçisë, pacienti në pritje do të dijë rreziqet që lidhen me donatorin

Shumica e pacientëve që i nënshtrohen transplantit të mëlçisë do të donin të ishin të informuar në lidhje me rreziqet që lidhen me donatorin.
"Kur ofrohet një organ për transplantim, rreziqet e lidhura me donatorin si transmetimi i sëmundjeve ose dështimi i trasplantit përbëjnë rrezik për pacientin për të mbetur në listën e pritjes"- thotë Robert Porte i Qendrës Mjekësore të Universitetit të Groningen në Holandë i cili me një grup studiuesish ka mbledhur mendimin e pacientëve në pritje të një transplantimi të mëlçisë ose të transplantuar. "Në përgjithësi, roli jo aktiv i pacientit në marrjen e vendimit, koha dhe masa e informacionit në lidhje me rreziqet specifike të donatorit janë diskutuar në literaturën mjekësore. Ky është studimi i parë që tregon mendimin e pacientëve me sëmundje hepatike për këtë çështje. " Studiuesit tregojnë se si listat e pritjes për transplantet e mëlçisë rriten më shumë se sa ato të dhuruesve të organeve, dhe zgjerimi i kritereve për të shtuar numrin e donatorëve çon në rënie të cilësisë së organeve të tyre dhe rritje të rrezikut të dështimit dhe të transmetimit të sëmundjeve. Studimi i botuar në Liver Transplantation ka përfshirë 40 pacientë në listën e pritjes për transplantimin e mëlçisë dhe 179 me transplantime të mëlçisë duke përdorur një pyetësor anonim: shumica donte të ishte e informuar në lidhje me rreziqet që lidhen me donatorin (59,8-74,8% ), dhe për më shumë se gjysmën koha për të marrë këto informacione ishte ajo e ofertës së organit. Nga këto pacientë, gati 8 nga 10 (79.8%) donin të përfshiheshin në vendimin nëse ta pranonin ose jo mëlçinë, 10.6% uronin të merrnin vendimin përfundimtar vetë, 9.6% nuk donin të përfshiheshin në procesin e vendimarrjes. "Zbatimi i këtyre njohurive duke standartizuar përmbajtjen, mënyrën e transferimit dhe sasinë e informacionit që u ofrojmë  pacientëve tanë do të përmirësojë mundësitë për një process vendim-marrjeje ndarë në momente ndryshme përgjatë procesit të përcaktimit të transplantimit. Kjo do të na lejojë që të ofrojmë të njëjtat mundësi dhe trajtime për çdo pacient në listën e pritjes" përfundon Porte.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>