Mjekësi e përgjithshme

maj232015

Transplanitmi te personat HIV pozitiv, një studim eksploron sigurinë

Në vitin 2013 qeveria e SHBA ka miratuar ligjin (Hope) "Hiv organ policy equity", i cili lejon të zhvillohen kërkime mbi sigurinë e dhurimit të organeve nga dhurues të vdekur tek ata të gjallë të cilët në të dy rastet janë HIV pozitiv. Një studim i sapo publikuar te "American journal of transplantation" analizon cilësinë e këtyre organeve dhe se si përdorimi i tyre mund të ndikojnë në mungesën e organeve në SHBA, ku ofertat nuk mjaftojnë për të plotësuar kërkesat. "Pacientët HIV pozitiv në listën e pritjes zakonisht ndihen më mirë mbas transplantimit, aq sa në Afrikën e Jugut individëd HIV pozitiv kanë qënë një burim i çmuar organesh për subjektet HIV pozitiv në listën e pritjes për një veshkë të re-, thotë Emily Blumberg e shkollës së Mjeksisë Perelman në Universitetin e Pensilvanisë e cila për të kuptuar nëse ky opsion është i vlefshëm edhe në SHBA, ka analizuar bashkë me kolegët e saj dhurues të mundshëm sieropozitiv në një qytet të madh të Filadelfias, ku shumë sieropozitivë presin një transplant. "Duke përdorur kriteret standarte të seleksionimit, kemi vlerësuar se çdo vit mund të ketë 4 deri në 5 dhurues të mundshëm-, vazhdon autorja e artikullit. "Duke analizuar të dhënat në shkallë kombëtare rezulton se gati 400 dhurures mund të jënë të disponueshëm çdo vit-. Gjithsesi sipas standarteve të cilësisë së organeve për të transplantuar, shumë veshka nga dhurues sieropozitiv mund të jenë të një cilësie të dobët në krahasim me ato veshka nga dhurues jo të infektuar. Në të kundërt cilësia e mëlçisë mund të jetë më e mirë edhe pse një numër i caktuar dhuruesish është infektuar me virusin e hepatitit C (Hcv). "Gjithsesi, nga rritja e vazhdueshme e terapive efikase kundër hepatitit Hcv, këto organe mund të japin një opsion të mundshëm në një të ardhme të afërt-, thotë Blumberg. "Rezultatet tona sugjerojnë rëndësinë e eksplorimit të jetëgjatësisë afatgjatë tek organet e transplantuara për të thelluar vlerësimin mbi impaktin e mundshëm të dhuruesve HIV positivë tek sieropozitivët, të cilët janë në listën e pritjes për transplant organesh -, përfundon Blumberg.

Am J Transplant. 2015. doi: 10.1111/ajt.13308.
 

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>