Mjekësi e përgjithshme

sht232024

Lezionet osteokondrale. Çfarë duhet të bëni? Ja, opsionet kirurgjikale të trajtimit

Trajtimi i lezioneve osteokondrale rezulton një nga objektivat më ambiciozë të kirurgëve ortopedikë. Kërci i artikulacioneve është një ind mjaft i organizuar, por me aftësi të pakta riparuese në të njëjtën kohë. Traumat ose patologjitë degjeneruese mund të shkaktojnë ndryshim të indit kërcor dhe të indit kockor subkondral, duke u pasuar nga dhimbjet e artikulacioneve dhe dëmtimet funksionale.

Mikroperforimet janë teknika më e përshkruar për lezionet në përmasa të vogla dhe jo shumë të thella, të cilat kanë rezultuar efikase. E përshkruar dhjetëra vite më parë, kjo teknikë mbetet edhe sot më e thjeshta dhe më ekonomikja. Alternativa të kësaj teknike janë drilling subkondral dhe nanofrakturat. Me kalimin e viteve, është përhapur edhe përdorimi i faktorëve biologjikë në mikroperforime.

Nga ana tjetër, për lezionet më të mëdha e më të thella, nevojiten qasje kirurgjikale të ndryshme, si transplantet. Transplanti osteokondral autolog parashikon lehtësimin e materialit nga zonat që nuk i nënshtrohen ngarkesës, si për shembull kufiri medial, ose lateral i trokleas femorale të gjurit dhe implantimit të mëpasshëm të saj. Kjo teknikë krijon mundësinë e shërimit të mirë të lezionit kërcor dhe të një cilësie të lartë biologjike të indit të përftuar, por në të njëjtën kohë paraqet dy kufij të rëndësishëm: morbiditetin e lokacionit dhurues dhe disponueshmërinë e ulët të materialit që do të implantohet. Avantazhi kryesor i përdorimit të një alografti, në ndryshim nga transplanti autolog, është mundësia e përdorimit të tij për lezione më të mëdha, duke mos pasur një lokacion donator, si dhe të qenit një teknikë me një stad të vetëm.

Ndërsa për lezionet e mëdha, një alternativë gjithnjë e më e përhapur është ajo e përdorimit të një Scaffold, e cila ka funksionin mekanik të mbështetjes dhe është në gjendje të nxisë neoformimin e indit kërcor subkondral.
Teknikat e disponueshme për trajtimin e lezioneve osteokondrale janë të shumta dhe zgjedhja më e përshtatshme varet nga përmasat e lezionit, nga thellësia e saj dhe nga artikulacioni përkatës.

Së fundmi, gjatë viteve të fundit po zhvillohen teknika autotransplantimi që përdorin burime qelizore të tjera si kërci nazal, aurikular dhe ai brinor, duke përfaqësuar një alternativë të vlefshme terapeutike në të ardhmen.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>