jan272015
Edhe hipertensivët mund të dhurojnë një veshkë
Me një ndjekje mjekësore të përshtatshme, edhe hipertensivët mund të dhurojnë një veshkë, pa asnjë shqetësim mbi sigurinë, edhe ata më të vjetër në moshë. Ky është përfundimi i një studim të publikuar në
JASN, Gazetën e Shoqërisë Amerikane të Nefrologjisë. "Hipertensioni mund të ketë efekte negative mbi dhuruesit, sidomos në ata të cilët janë pak më të vjetër nnë moshë, të cilët duket se gëzojnë shëndet të mirë edhe pas ndërhyrjeve", shkruan
Jane Tan e Stanford University, duke na kujtuar se në SHBA afërsisht 6 mijë njerëz dhurojnë një veshkë çdo vit, një akt altruist i cili përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetës si dhe rrit mbijetesën e pacientëve me insufiçencë renale. "Detyra e nefrologut nuk është vetëm t'i jap një shërbim të mirë pacientëve që i nënshtrohen transplantit, por edhe t'i ndihmojnë dhe t'u garantojnë siguri dhuruesve të tjerë potencial, të cilët jetojnë dhe që mund të jenë edhe hipertensiv", shkruan studiuesja, e cila së bashku me kolegët ka verifikuar sigurinë e heqjes së një veshke tek dhuruesit hipertensivë, duke ditur se prania e hipertensionit është e lidhur me një numër të reduktuar të nefroneve, njësive të filtrimit të parenkimës renale. Studimi përfshiu 51 donatorët, dhjetë nga të cilëve ishin hipertensivë dhe mbi pesëdhjetë vjeç.
"Secili pjesëmarrës ra dakord t'i nënshtrohet një vlerësimi të plotë të funksionit renal para dhurimit dhe 6 muaj më vonë," thotë Tan, duke vënë në dukje se pas heqjes së një veshke, veshka tjetër bën zakonisht një punë 40% më të madhe për të kompensuar veshkën që mungon.
"Në momentin e dhurimit hipertensivët më të vjetër në moshë kishin një numër nefronesh funksional, pak më të ulët se ai i bashkëmoshatarëve të tyre me presion normal të gjakut," thekson studiuesja, duke vënë në dukje, se gjashtë muaj pas heqjes së veshkës, të dy grupet ruajtën një kontroll të shkëlqyer të presionin e gjakut, kjo tregon për një përgjigje kompensatore të shkëlqyer të veshkës tjetër.
"Në përgjithësi, këto rezultate na sigurojn sepse, vendosin theksin në rëndësinë e një ndjekjeje të mirë. Nëse ndjekja mjekësore pas dhurimit është e mirë dhe me vëmendje të veçantë në kontrollin e presionit të gjakut, asnjë problem nuk do të vihet re në dhuruesit hipertensivë" përfundoi Tan.