mar92015
Një Dvd shpjegues ndihmon pacinetët gjatë rezonancës magnetike
Një Dvd i programuar për të ndihmuar personat që të përgatiten për një rezonancë magnetike përmirëson efikasitetin e ekzaminimit duke ulur njëkohësish ankthin e pacientit, sipas një studimi të publikuar tek Gazeta Britanike e shëndetit dhe psikologjisë (British journal of health psychology), thotë autorja kryesore Rachael Powell e Univeristetit te Mançesterit në Mbretërinë e Bashkuar. " Rezonanca magnetike kërkon që pacienti të rri krejtësisht pa lëvizur gjatë ekzaminimit: cdo lëvizje mund të uli cilësinë e imazhit duke reflektuar tek përpikmëria e diagnozës. Thotë kërkuesja duke kujtuar se të rrish pa lëvizur mund të jetë e vështirë për disa persona dhe se disa pacientë nuk arrijnë të qëndrojnë në skaner aq sa duhet për të përfunduar ekzaminimin. Për të verifikuar nëse udhëzimet dhe këshillat audiovizive ishin efikase apo jo, kërkuesit kanë seleksionuar 83 pacientë që duhej t'i nënshtroheshin një resonance magnetike, duke i ndarë në dy grupime: grupit të parë i janë dhënë broshura të cilat përfshinin të dhëna mbi ekzaminimin dhe sigurinë e tij si dhe karakteristikat teknike të një skaneri për rezonancë, ndërsa grupit tjetër i është dorëzuar një Dvd i ndarë në dy seksione. Njëra trajtonte proçeset e përgatitjes për ekzaminim me filmime të pacintëve të cilët i janë nënshtruar skanimeve dhe pacientë të tjerë të cilë tregojnë eksperiencat e tyre, ndërsa pjesa tjetër përfshinte teknika relaksimi të detajuara me këshilla për ti praktikuar para dhe gjatë skanimit. Përfundimi ishte se në 41 pacintë që morrën Dvd 35 kanë patur rrezultate të kënaqshme të skanimit, në të kundërt pacientët që kishin marrë broshura, vetëm 23 prej tyre kanë kryer një ekzaminim të kënaqshëm. " Për skanim të kënaqshëm behët fjalë për ato raste të cilat pacienti ka ndenjur pa lëvizur në skaner kohën e nevojshme për të marrë imazhe me cilësi të lartë-, thekson Powell dhe përfundon duke thënë se - " Duke marrë parasysh rastet e shumta ku një pacient lëviz ose nuk arrin të qëndrojë mjaftueshëm për të përfunduar ekzaminimin, fakti që një Dvd ekonomik dhe efikas mund të dërgohet me postë para ekzaminimit mund të ketë një impakt të rëndësishëm mbi kostot e asistencës sanitare-.
Br J Health Psychol. 2015 Feb 2. doi: 10.1111/bjhp.12132