Mjekësi e përgjithshme

pri162015

Paracetamoli dhe placebi kanë të njëjtin efikasitet për dhimbjen e shpinës dhe të artrozës

Tek dhimbja e shpinës, paracetamoli nuk është veçanërisht efikas dhe rezultatet janë të ngjashme edhe tek artroza. Këtë e konfirmon nga faqet e revistës "Bmj" Gustavo Machado i (George institute for global health) tek Universiteti i Sydnej i cili kujton: "Dhimbjet nga artrosa dhe dhimbjet e shpinës janë shkaqet kryesore të paaftësisë fizike në botë dhe shumë udhëzime mjeksore rekomandojnë paracetamolin si produktin fillestar të terapisë në të dyja rastet edhe pse nuk ka prova të qarta të efikasistetit të tij, gjithashtu ka probleme sigurie në lidhje me dozën që duhet përdorur e cila rekomandohet deri në 4000mg/die -. Për këtë arsye rekomandiet e (NICE) (National institute for health and care excellence) për përdorimin e paracetamolit tek artroza kanë ngjallur shumë habi. Bashkë me kolegët e tij Machado ka bërë një vëzhgim sistematik dhe një meta-analizë të studimeve mbi këtë argument për të vlerësuar efikasitetin dhe sigurinë e paracetamolit në dhimbjet e shpinës, tek dhimbjet e artrozës, të dhimbjeve të ijeve dhe të dhimbjeve të gjurit. "13 studimet kanë përfshirë në total 5.000 pacientë -, thotë autori i cili thekson se 10 analiza trajtonin dhimbjen e ijeve dhe të gjurit ndërsa 3 të tjerat dhimbjet e shpinës. Të dhënat e marra duke analizuar reduktimin e intensitetit të dhimbjes dhe përmirësimin e paaftësisë fizike dhe të cilësisë së jetës, kanë treguar se efekti i paracetamolit tek dhimbja e shpinës është gati i njëjtë me placebin. "Në ostreartrozë veprimi i paracetamolit tek dhimbja ishte minimal dhe jo domethënës -, thotë autori dhe shton më tej se - "Nuk ka dalë asnjë ndryshim midis grupeve për sa i përket efekteve anësore dhe aderimit në trajtim -. "Këto të dhëna rihapin debatin mbi efikasitetin dhe sigurinë e paracetamolit i cili, nëse eliminohet, mund të zëvendësohet tek udhëzimet mjeksore nga produkte të tjera farmaceutike -, shkruan në një artikull komentues Christian Mallen i Universitetit "Keele" në Mbretërinë e Bashkuar, duke rikutjuar rëndësinë e gjetjes së trajtimeve alternative të sigurta dhe efikase, në veçanti ato të cilat nuk përfshijnë produkte farmaceutike, si përshembull ushtrimet fizike.

BMJ. 2015 Mar 31;350:h1225. doi: 10.1136/bmj.h1225 
BMJ. 2015 Mar 31;350:h1352. doi: 10.1136/bmj.h1352


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>