Mjekësi e përgjithshme

tet282015

Celiakia nuk e shton riskun për demencë

tags: Celiaki

Një studim i zhvilluar nga kërkuesit e "Columbia University" dhe i publikuar në "Journal of Alzheimer's Disease" arrin në përfundimin se në pacientët e prekur nga sëmundja e celiakisë nuk ekziston asnjë shtim i riskut për demencë, as para dhe as pas diagnostikimit të celiakisë. Rreth  10% e pacientëve me celiaki ankohen për simptoma neurologjike si polineuropati, epilepsi, demencë dhe deficit të kujtesës, por deri më tani nuk është vërtetuar asnjë lidhje statistikore domethënëse midis sëmundjes së celiakisë dhe zhvillimit të mëtejshëm të demencës apo të sëmundjes së Alzheimerit. "Megjithatë është raportuar se marrja e glutenit mund të shkaktojë shfaqjen e shqetësimeve konjitive në individë me dhe pa celiaki", pohon Peter Green, bashkautor i artikullit, profesor i mjekësisë në "Columbia University" dhe drejtor i qendrës për studimin e celiakisë, duke shtuar se nuk dihet nëse këto efekte kanë pasoja afatgjata në shtimin e riskut për demencë. Për të shqyrtuar argumentin më tej, kërkuesit amerikanë në bashkëpunim me kolegët e "Karolinska Institutet" në Stokholm (Suedi), kanë analizuar të dhënat e 8.846 personave mbi 50 vjeç, duke krahasuar të sëmurët me celiaki dhe kontrollet në lidhje me shkallën e demencës. Kjo shkallë pas një follow-up-i prej rreth 8 vjetësh ka rezultuar e ngjashme në dy grupe: 4.3 % e subjekteve me celiaki dhe 4.4% te kontrollet.
"Duke parë dhe interesin e publikut për efektet e glutenit mbi funksionet mendore, këto të dhëna dëshmojnë se celiakia nuk rrit riskun për Alzheimer dhe as atë për demencë para diagnostikimit të celiakisë", vazhdon Green, duke theksuar se nga analizat e të dhënave është shfaqur një shtim i vogël i riskut për demencë vaskulare, por që është minimal dhe sipas autorëve mund të jetë thjesht rastësor. "Ky studim më në fund përgënjeshtron me prova konkrete ata që thonë se gruri, gluteni apo drithërat në përgjithësi kanë efekte cerebro toksike dhe mund të jenë përgjegjëse për një shtim të demencës dhe të Alzheimerit", përfundojnë kërkuesit.

J Alzheimers Dis. 2015. doi: 10.3233/JAD-150388
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26444775

Përktheu : Erjola Taga


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>