Pediatri

sht232019

Celiakia dhe sinjalet e dyshuara nga çrregullimet e sjelljes. Nevojitet skrinim

Fëmijët me çrregullime të sjelljes, kanë më shumë mundësi për të zhvilluar celiaki? Kjo është pyetja së cilës është përpjekur t'i përgjigjet një studim i publikuar në "Pediatrics" dhe i koordinuar nga Jessica Kiefte-de Jong (Departamenti i Pediatrisë, në Qendrën Mjekësore të Universitetit Erasmus, në Holandë).

"Rezultatet e arritura tregojnë se autoimuniteti i celiakisë (CDA), i kombinuar në veçanti me alelet e rrezikut HLA-DQ2 e HLA-DQ8, lidhet me një sjellje që mund të ketë si aspekte anksioze, ashtu edhe kundërvënëse", shkruajnë autorët, duke shpjeguar se prania e celiakisë (CeD) lidhet me praninë e mundshme të psikopatologjisë te fëmijët, por nuk dihet nëse lidhja është e pranishme te fëmijët me CDA. Për të qartësuar këtë çështje, kërkuesit kanë shqyrtuar lidhjen mes CDA-së dhe çrregullimeve të sjelljes te fëmijët pa diagnozë të mëparshme CeD, në një popullsi prej 3.715 fëmijësh, me moshë mesatare 6 vjeç.
"Janë analizuar nivelet hematike të antitrupave transglutaminazë të indeve (TGA), duke përcaktuar praninë e CDA-së si vlera të njëjta apo më të larta se 7 U/mL", shpjegon autorja, që së bashku me kolegët, i ka ftuar prindërit e pjesëmarrësve të vegjël për të plotësuar Listën e Sjelljes së Fëmijës (CBCL), të përdorur për të vlerësuar problemet e sjelljes dhe ato emotive të fëmijëve.

Dhe, rezultatet flasin qartë: një analizë e thelluar statistikore tregon se CDA-ja është dukshëm e lidhur jo vetëm me çrregullimet e ankthit, por edhe, pasi janë përjashtuar fëmijët jo mbajtës të aleleve në rrezik HLA-DQ2 dhe/ose HLA-DQ8, me sjellje kundërvënëse. Në një editorial, Laura Smith (departamenti i pediatrisë në Universitetin e Floridës së Jugut), shkruan: "Në dritë të këtyre të dhënave, operatorët shëndetësorë duhet të jenë të ndërgjegjshëm për manifestimet e mundshme emotive dhe të sjelljes për shkak të celiakisë, duke vlerësuar mundësinë e skrinimit për dozimin e TGA-ve te fëmijët me këtë lloj çrregullimi psikologjik".


Pediatrics. 2019. Doi: 10.1542/peds.2018-3933
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31492765


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>