Pediatri

mar222021

Infeksionet e traktit urinar duhet të identifikohen dhe të trajtohen sa më parë

Një studim i publikuar në "Pediatrics" mund të ndihmojë në përshpejtimin e trajtimit të infeksioneve të traktit urinar (UTI) te fëmijët, duke parandaluar në këtë mënyrë, komplikacionet e mundshme të përhershme. Studiuesit në fakt kanë vendosur parametrat mbi numrin e qelizave të bardha të gjakut që duhet të jenë të pranishme në urinë në përqendrime të ndryshme që ajo të tregojë një infeksion. "Sa më shpejt ta fillojmë trajtimin, aq më mirë është për këta pacientë të rinj", tha autori i parë Shahid Nadeem (Qendra Mjekësore e Fëmijëve Dallas), duke shpjeguar se si rezultatet e studimit shtojnë informacione të reja në "mjetet e punës" që kanë në dispozicion mjekët që duhet të marrin këtë vendim.

Procesi i vënies në kulturë i një kampioni urine, për të diagnostikuar një UTI, mund të kërkojë 2 ditë, duke e vonuar kështu trajtimin. Për këtë arsye, mjekët, ashtu si vetë Nadeemi, zakonisht mbështeten në testin e esterazës së leukociteve, duke konfirmuar kështu praninë e qelizave të bardha të gjakut në urinë në mikroskop. Por te fëmijët, te të cilët numri i qelizave të bardha të gjakut mund të ndryshojë edhe për shkak të ndryshimit të përqendrimit të urinës, nuk është e qartë se cili duhet të jetë pragu për numrin e këtyre qelizave në bazë të përqendrimit të urinës, për të trajtuar një UTI.

Më tej, autorët analizuan regjistrat mjekësorë të 24,171 fëmijëve më pak se 24 muajsh që ishin dërguar në urgjencën e Qendrës Mjekësore të Fëmijëve nga viti 2012, deri në vitin 2017 me UTI të dyshuar dhe që i ishin nënshtruar tashmë si analizave të urinës (pra, vlerësimi i përqendrimit të urinës dhe prania e esterazës leukocitare dhe e rruazave të bardha të gjakut), ashtu si edhe urokulturës. Sipas kësaj të fundit, 2,003 fëmijë kishin UTI. Studiuesit, duke përdorur peshën specifike të urinës, domethënë dendësinë e urinës në krahasim me atë të ujit dhe numrin e qelizave të bardha të gjakut të pranishme (të para në mikroskop), identifikuan 3 pika të prerjes së qelizave të bardha të gjakut.
Për të dyshuar për një UTI te fëmijët, mjaftojnë 3 qeliza të bardha gjakut për përqendrime të ulëta të urinës, 6 për përqendrime të moderuara dhe 8 për përqendrime të larta. Sipas autorëve, njohuria mbi numrin e qelizave të bardha të gjakut në urinë në përqendrime të ndryshme, do t'u japë mundësi mjekëve të fillojnë të trajtojnë infeksionin te fëmijët përpara se të marrin rezultatet e kulturës së urinës, gjë që mund të parandalojë komplikacionet.

 

Pediatrics 2021. Doi: 10.1542/peds.2020-014068
https://doi.org/10.1542/peds.2020-014068


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>