Pediatri

pri82019

Displazia e këllkut. Prezantohet algoritmi për menaxhimin e patologjisë

Prirjet kryesore në diagnostikimin dhe në trajtimin e displazisë zhvillimore të këllkut janë përmbledhur në një artikull të publikuar në "Pediatrics", qëllimi i të cilit është të ndihmojë pediatrët të cilët janë më së shumti të parët që e identifikojnë patologjinë, për të vendosur menjëherë trajtimin e duhur.

"Në parim, ideja bazë është ajo e arritjes dhe ruajtjes së një reduktimi koncentrik të kokës së femurit në acetabul. Për të arritur këtë objektiv, mund të shkohet nga trajtimet me tutor, më pak invazive, deri te trajtimet kirurgjikale më invazive sipas moshës dhe kompleksitetit të displazisë", shpjegon Scott Yang (Universiteti i Portlandit, Oregon), autori kryesor i studimit.

Kërkuesit kanë prezantuar një algoritëm të vlefshëm për të gjithë, ndonëse ekzistojnë variacione të trajtimit në bazë të karakteristikave të secilit pacient, në të cilat mund të shihet se të sapolindurit, deri në muajin e gjashtë të jetës, me paqëndrueshmëri të këllkut dhe me zhvendosje të konfirmuar, përgjithësisht trajtohen në fillim me një tutor, siç është korseja Pavlik ose një tutor korrigjues ortopedik. Pacientët nga gjashtë në 18 muaj, me zhvendosje, mund të menaxhohen me reduktim të mbyllur, ndërsa pacientët nga 12 në 18 muaj, ose ata që nuk arrijnë dot reduktimin e këllkut me metoda të mbyllura, konsiderohen kandidatë për reduktimin e hapur të këllkut.

Argumentet e trajtuara në dokument thellohen më tej në ekzaminimin fillestar të këllkut dhe në thellimet me ekzaminimet e imazherisë, pa harruar rëndësinë e diagnozës së parakohshme dhe të mbikëqyrjes dhe analizimit të metodave më të mira të skrinimit. Më tej, preken problemet e menaxhimit të hershëm me imobilizim, të reduktimit të këllkut dhe të osteotomive.
"Trajtimi i kësaj patologjie është impenjativ, por falë thellimeve novatore të kohëve të fundit, kemi rafinuar të kuptuarit tonë se si mund t'i kërkojmë më mirë shenjat e sëmundjes gjatë fëmijërisë, si të reduktohen në minimum komplikacionet gjatë trajtimit të hershëm dhe të perfeksionohet përzgjedhja e pacientëve që mund të kenë përfitimin më të madh nga kirurgjia e ruajtjes së këllkut", përfundojnë autorët.


Pediatrics 2018. Doi: 10.1542/peds.2018-1147
https://doi.org/10.1542/peds.2018-1147  


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>