Pediatri

kor272015

Më kujdes ndaj dhëmbëvë nëse kështu thotë pediatri

Fëmijët të cilët marrin një shërbim preventiv të fokusuar tek shëndeti oral nëpër vizitat mjekësore në vizitat e zakonshme që bëhën në tre vitet e para të jetës, kanë mundësi më të ulëta që të kenë problem me dhëmbet në moshën e kopshtit, kjo sipas një studimi të publikuar te "Pediatrics" NGA Gary Rozier i Depratamentit të Stomatologjisë Pediatrike në "North Carolina, Chapel Hill". Meqë pjesa më e madhe e programeve "Medicaid" rimbursojnë furnizuesit e shërbimeve jo stomatologjike për parandalimin dentar, kërkuesit kanë analizuar në mënyrë retrospective të dhënat e "Medicaid" në lidhje më 29.000 fëmijë të cilët ndodhën në Karolinën e Veriut dhe që kishin marrë shërbime parandaluese pa preventiv mes të cilave, vlerësimi i rrezikut për patologji dentare dhe informimi i prindërve mbi shëndetin oral të fëmijëve në tre vitet e para të jetës. Të dhënat e marra më vonë janë krahasuar me të dhënat e vëzhguara të shëndetit publik në në vitet 2005-2006, e njëjta periudhë në të cilin ishin mbledhur të dhënat "Medicaid". "Qëllimi ishte të vlerësonim impaktin e shërbimeve për parandalimin global të shëndetit oral (POHS) mbi kariet e dhëmbëve mes fëmijëve duke hipotizuar në një përmirësim mes atyre fëmijëve të cilët kishin marrë trajtim pediatrik dhe atyre të cilët nuk kishin marrë një shërbim të tilë-, shpjegojnë kërkuesit. Mbasi janë bërë llogaritjet e nevojshme statistikore, kërkuesit kanë zbuluar se fëmijët të cilët i janë nënshtruar katër ose më shumë vizitave nga doktori i familjes në të cilat përfshihej higjena orale, kishin më pak dhëmbë me kavitete ose dhëmbë që mungonin në krahasim me fëmijët të cilit nuk kishin marrë këto lloj vizitash. "Shërbimet e parandalimit global të shëndetit oral për fëmijët në ambjentet e mjekimeve kryesore lidhen më një reduktim të kaviteteve, por nuk përmirësojnë shërbimet e asistencës stomatologjike. Janë të nevojshme strategji të reja për të promovuar shëndetin oral duke garantuar vazhdimësinë mes mjekimeve pediatrike dhe stomatologjike tek fëmijët-, përfundon Rozier. 

Pediatrics. 2015;136(1):107-14. doi: 10.1542/peds.2014-2775
 

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>