nën92015
Trombektomia endovaskulare përmirëson rivaskularizimin por jo vdekshmërinë
Nga një meta-analizë e publikuar në "Jama" mbi trajtimin e iktusit ishemik akut, rezulton se trombektomia endovaskulare krahasuar me kurat e zakonshme mjekësore të bazuara në injektimin intravenoz të një trombolitiku, lidhet me një përmirësim funksional në 90 ditë, nëse nuk ka ndryshime domethënëse të normave të hemorragjive intrakraniale apo të një vdekshmërie nga shkaqe çfarëdo. Terapia aktuale për iktus ishemik është injektimi intravenoz i aktivizuesit të indeve të plazmogjenit (tPA) që nëse injektohet brenda 4.5 orëve përmirëson mbijetesën dhe rezultatet funksionale. Por përdorimi i tPA është i limituar nga hapësira e ngushtë temporale dhe nga kundra indikacionet që reduktojnë në më pak se 10% pacientët e pranueshëm. Një alternativë e mundshme është trombektomia endovaskulare, një procedurë që është në gjendje të përmirësojë fluksin e gjakut por që nuk është studiuar mjaftueshëm. Për këtë arsye Saleh Almenawer i McMaster University i Hamilton, në Kanada dhe kolegët e tij kanë zhvilluar një meta-analizë mbi 8 studime klinike me një total prej 2423 pacientësh me iktus ishemik akut, mosha mesatare 67 vjeç, 47% gra. Nga këta 1313 u janë nënshtruar trombektomisë endovaskulare dhe 1110 trajtimit me tPA. Pas përllogaritjeve kërkuesit zbuluan se procedura endovaskulare lidhet me një përfitim domethënës për sa i përket pavarësisë funksionale në 90 ditë, e verifikuar ne 45% të pacientëve krahasuar me 32% të grupit me tPA.
"Krahasuar me trombolizën intravenoze, procedura endovaskulare ka të bëjë me norma më të mëdha të rivaskularizimit angiografik në 24 orë, por pa ndryshime domethënëse të normave të hemorragjive intrakraniale simptomatike (5.7% kundrejt 5.1%) ose të vdekshmërisë nga shkaqe të ndryshme në 90 ditë (16% kundrejt 18%), përfundojnë autorët. "Trombektomia duket se përmirëson rezultatet funksionale te pacientët në moshë më të re se 80 vjeç, me trombe të lokalizuara në karotiden e brendshme ose në arterien e mesme cerebrale me komorbiditet të limituar. Në këta pacientë kur nuk shfaqen kundër indikacione, tPA intravenoze duhet të fillohet sa më shpejt, ndërkohë që me shpejtësi përgatiten për trombektominë, ndërkohë që imazheria perfuzive nuk është thelbësore", komenton në një editorial shoqërues Joanna Wardlaw e Universitetit të Edimburgut në Mbretërinë e Bashkuar, duke saktësuar se nevojiten studime të mëtejshme për të vendosur se cilat kategori personash mund të përfitojnë nga trombektomia dhe për sa kohë, duke pasur parasysh komorbiditetin, moshën e avancuar, hapësirën e ngushtë temporale dhe limitet e nxjerrjes së trombit.
Jama 2015. doi: 10.1001/jama.2015.13767
http://jama.jamanetwork.com/article.aspx?doi=10.1001/jama.2015.13767
Jama 2015. doi: 10.1001/jama.2015.14674
http://jama.jamanetwork.com/article.aspx?doi=10.1001/jama.2015.14674
Përktheu: Erjola Taga