Mjekësi e përgjithshme

dhj42015

Virusi chikungunya mund të shkaktojë artralgji dhe encefalit

tags: mëlçi, Virus

Virusi chikungunya i transportuar nga mushkonjat mund të shkaktojë encefalit kryesisht te të porsalindurit dhe te personat mbi 65 vjeç, sipas një studimi të publikuar në revistën "Neurology" i cili ka analizuar një shpërthim të këtij virusi mes viteve 2005-2006 në Madagaskar. Shumë raste infektimi janë verifikuar në SHBA mes personave që kishin marrë virusin gjatë udhëtimit, por sipas Qendrave për Kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara rasti i parë amerikan me transmetim lokal është verifikuar në Florida në muajin korrik.
Në të kaluarën epidemitë e chikungunya janë verifikuar në Afrikë, Azi, Karaibe dhe nga shtatori 2015 më shumë se 7000 raste janë sinjalizuar në Meksikë. Simptomat më të zakonshme janë ethet dhe dhimbjet e artikulacioneve që në pjesën më të madhe të rasteve shërohen në një javë, edhe pse në disa persona artralgjitë zgjasin muaj ose vite. "Meqë nuk ekzistojnë vaksina apo kura specifike, personat që udhëtojnë në këto zona duhet të jenë të vetëdijshëm për infeksionin dhe të marrin masa për të shmangur pickimet e mushkonjave, si spray anti-mushkonjë, bluza me mëngë të gjata dhe pantallona", shpjegon Patrick Geradin nga "Central University" në spitalin e Saint Pierre në Madagaskar, bashkautor i studimit, duke shtuar se në ishull virusi preku rreth 300 000 persona. "Në këtë studim donim të verifikonim nëse simptomat neurologjike me shpërthimin e sëmundjes vazhdonin akoma" shkruajnë studiuesit, duke nënvizuar se encefaliti i asociuar me virusin chikungunya është vëzhguar në 24 persona, me një normë incidence kumulative prej 8.6 për 100 000 persona. "Risku i encefalitit ka rezultuar veçanërisht i lartë te fëmijët dhe te personat më të mëdhenj se 65 vjeç, me norma incidence repsektivisht 187 dhe 37 për 100.000", pohon Gerardin, duke saktësuar se norma e vdekshmërisë e vëzhguar mes personave me encefalit chikungunya ishte me 17% dhe që në rreth 30-45% të të infektuarve janë manifestuar çrregullime të vazhdueshme, mes të cilave deficite konjitive dhe të kujtesës në të porsalindurit, deri në demencë post-infektive te të rriturit më parë të shëndetshëm.  


Neurology 2015. doi: 10.1212/WNL.0000000000002234http://neurology.org/lookup/doi/10.1212/WNL.0000000000002234


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>