Mjekësi e përgjithshme

shk32016

Fillimi i dializës: vendimi merret edhe me miratimin e pacientit

Në fillimin dhe në vazhdimësinë e dializës është e nevojshme të përmirësohet komunikimi midis mjekëve dhe pacientëve duke pasur parasysh vlerat, objektivat dhe preferencat e këtyre të fundit. "Shpesh ka pasiguri të shumta për momentin më të përshtatshëm për të nisur dializën te pacienti dhe pak studime janë kryer në këtë drejtim", shprehet Susan Wong nga departamenti i mjekësisë interne në "University of Washington" në Seattle. Wong bashkë me kolegët e saj kanë tentuar të përmirësojnë të kuptuarin e këtyre faktorëve që ndikojnë në kohët e fillimit të dializës në praktikën klinike. Për këtë qëllim janë vlerësuar kartelat klinike elektronike të 1.691 pacientëve, në të cilët vendimi për të filluar dializën u mor midis janarit të vitit 2000 dhe dhjetorit të 2009-ës.
 
"Nga grupi që ishin objekt i studimit, 74.7% kanë filluar dializën si të hospitalizuar dhe 72.6% e ka kryer me një kateter për hemodializë", vazhdon Wong, duke shpjeguar se pjesëmarrësit kanë zhvilluar një vizitë nefrologjike ambulatore me një mesatare tre herë në vit para fillimit të trajtimit. "Kohët e fillimit të kurës reflektojnë ndërveprimin midis tre proceseve të ndryshme: administrimin mjekësor të pacientit para dializës, llojin e eventit klinik që nxit trajtimi dhe ndërveprimin midis mjekut dhe pacientit për të filluar dializën duke pasur parasysh prioritetet e këtij të fundit", shpjegojnë kërkuesit.

Në një editorial të Vishnu Potluri nga departamenti i mjekësisë interne në Wynnewood, (Pensilvani), komenton: "Për shumë vite studimi i dializës nga ana e nefrologëve është përqendruar mbi vdekshmërinë, kostot dhe volumin e filtrimit glomerular. Tani, falë edhe të dhënave të këtij studimi, ka ardhur koha që mjekët, kërkuesit dhe personeli i kujdesit shëndetësor të kërkojnë edhe miratimin e pacientit".  


 

Jama Intern Med. 2016. doi: 10.1001/jamainternmed.2015.7412http://ëëë.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26809745

Jama Intern Med. 2016. doi: 10.1001/jamainternmed.2015.7796http://archinte.jamanetëork.com/article.aspx?articleid=2484292

E.T


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>