Mjekësi e përgjithshme

maj162016

Për melanomën dhe kancerin e mushkërive një trajtim i ri

tags: AIFA

Agjencia Italiane e Barnave ka vendosur aprovimin për nivolumab, bari i parë anti-PD-1, në trajtimin e melanomës së avancuar dhe tumorit të mushkërive me qeliza jo të vogla skuamoz i avancuar te pacientët e pre-trajtuar. E bën të ditur një komunikatë e kompanisë prodhuese "Bristol-Myers Squibb" që nënvizon se si këta pacientë mund të kenë sot besim te një terapi e re që zgjat në mënyrë domethënëse mbijetesën afatgjatë me sëmundje në stad të avancuar.

Studimet mbi nivolumab, i cili u aprovua në nivel evropian në korrik 2015, thuhet në komunikatë, kanë evidentuar në rastet e melanomës së avancuar, një normë mbijetesë me një vit më shumë në 70% të rasteve dhe një reduktim të riskut të vdekshmërisë prej 58% në krahasim me terapinë standarde. Ndërsa te pacientët me tumor në mushkëri me qeliza jo të vogla skuamoz të avancuar, konstatuan një normë mbijetese me një vit në 42% të rasteve dhe një ulje të riskut të vdekshmërisë prej 41% në krahasim me terapinë standarde.

Në të njëjtën kohë nivolumab i cili vepron drejtpërdrejt në sistemin imunitar,  ka treguar një profil sigurie avantazhues në krahasim me kemioterapinë standarde, duke garantuar një cilësi jete shumë më të mirë.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>