Diabetologji

dhj122023

Barnat e diabetit. AIFA përpilon raportin për tendencën e konsumit të barnave

Pas një viti e gjysmë nga prezantimi i mjetit rregullator 100 (Nota 100), që u ka ofruar mjekëve të përgjithshëm mundësinë e përshkrimit të tre kategorive të barnave për trajtimin e diabetit të tipit 2, është vënë re rritje e lehtë e numrit të pacientëve në trajtim, një zhvendosje e përshkrimit të barnave që përmenden në këtë shënim dhe rritje e shpenzimeve për shkak të kostove më të larta të këtyre barnave. Kështu thuhet në të dhënat e raportit të dytë të AIFA-s në lidhje me tendencën e konsumit të barnave (që përfshihen në Nota 100) për trajtimin e diabetit melit tipi 2 (frenuesit DPP4, frenuesit SGLT2 dhe agonistët e receptorit GLP1) në 18 muajt e parë pas publikimit të këtij shënimi.

Nota 100 u publikua në Janar 2022 (Fletorja Zyrtare Nr. 19, më 25 Janar 2022) dhe ka prezantuar përshkrimin e tre kategorive kryesore të barnave që gjenden në shënimin konkret (në monoterapi apo të shoqëruar me barna të tjera që nuk janë pjesë e këtij shënimi) për mjekët e përgjithshëm dhe specialistët e Sistemit Kombëtar të Shëndetësisë (SSN) për trajtimin e diabetit (+420 milionë në 18 muajt pas publikimit të shënimit, krahasuar me 18 muajt para këtij publikimi), kryesisht për preferencën e barnave që janë më efikase, por edhe me kosto më të madhe.

Ka pasur një shtim të lehtë të numrit të pacientëve që trajtohen me barna të indikuara për trajtimin e diabetit, që i atribuohet edhe indikacioneve të reja të rimbursuara për disa prej tyre (pamjaftueshmëri funksionale e zemrës dhe sëmundjet kronike të veshkave për SGLT2i). Ka ndodhur një zhvendosje e qartë e përshkrimeve nga barnat që nuk janë në shënim (sulfonilurea, insulinë, etj.) te barnat që gjenden tek ai, veçanërisht drejt SGLT2i dhe GLP1-RA, ndërsa përdorimi i DPP4i mbetet i qëndrueshëm. Kjo zhvendosje mund të shpjegohet me evidencat në rritje të një efikasiteti më të madh të kombinuar me rrezikun më të ulët për hipoglicemi, në krahasim me barnat e tjera.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>